☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,344 ▼ -0.75% ETH $1,995 ▼ -1.22% XRP $1.3174 ▼ -1.94% SOL $81.5800 ▼ -1.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova, mike e përjetshme e SHBA-ve

kosovaJanë mbushur dhjetë vjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pranuar shtetin e Kosovës si mike dhe aleate e përjetshme e tyre. Në një manifestim të organizuar me këtë rast është përmendur miqësia me shtetin Amerikan dhe ndihma që ky shtet i ka dhënë Kosovës.

Për nder të këtij përvjetori Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizoi sot një Akademie Solemne, me ç’rast kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhep, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi mik dhe aleat tradicional i Kosovës. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për miq.

“’Kosova mike dhe aleate e përjetshme e SHBA-ve’, këtë slogan nuk e kam zgjedhur rastësisht. Ne kemi nevojë për miq. Këtë e ka shkruar edhe historia. Asnjëherë gjatë historisë ky popull e ky truall nuk ka heq për të dhënë« gjak për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Asnjëherë ky popull nuk ka zhvilluar asnjë luftë në terrenin jashtë trojeve tona. Ka qenë e synuar, e persekutuar, e përbuzur e gjymtuar dhe kur ka dalë në tavolinën e kancelarive të Evropës, ne jemi sanksionuar. E vetmja SHBA-ja është dëshmuar si aleat tradicional”, ka thënë ai.

Zyrtari për çështje publike në Ambasadën Amerikane, Jeffrey Jamison, ka thënë se përparimi i shtetit të Kosovës si në politikë, diplomaci e në ekonomi, është arritur përmes partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vazhdimisht më përkujtohet lidhja e fuqishme në ‘Everest’ të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përparimi që është arritur përmes partneritetit tonë në politikë, diplomaci, ekonomi dhe në shumë fusha të tjera. Të jesh amerikan në Kosovë, do të thotë shumë. Do të thotë të jesh në gjendje ta ndjesh energjinë që e vëren duke punuar me popullatën më të re në Evropë, në një vend që sapo ka filluar të ndërtohet në vetvete. Por, po ashtu kjo do të thotë që të jesh në gjendje edhe të ndjesh disa prej kulturave më të vjetra në Evropë, të cilat janë ruajtur dhe mirëmbajtur nga grupet e shumëta etnike të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se është e rëndësishme që të takohemi me njerëz të shteteve dhe mjediseve të tjera.

“Unë them që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajt dhe mbajnë atë formë fuqishëm edhe për politikën shtetërore dhe për njerëzit e zakonshëm. Prandaj e them se aktivitetet e kësaj shoqate nuk do të jenë vetëm ajo që si zakonisht e themi: e vlerësuam mirë takimin me presidentë dhe presidente të tjerë. Pra është me rëndësi që të takohemi me njerëz të mjediseve të shumta”, ka thënë Sejdiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.