Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 96.26 ▲1.97%
ARI 4,718 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,831 ▼ -0.23% ETH $2,321 ▼ -0.54% XRP $1.4161 ▼ -0.82% SOL $85.3600 ▼ -1.38%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.26 ▲1.97 % ARI 4,718 ▼0.48 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.26 ▲1.97 % ARI 4,718 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova në prag të një krize kushtetuese, përballë zgjedhjeve të treta brenda pak muajsh, afati për zgjedhjen e…

Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tretave brenda rreth një viti e gjysmë pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë qëndrime të ndryshme edhe pas ofertës më të fundit të Kurtit të shtunën, për një marrëveshje për presidentin të ri të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tretave brenda rreth një viti e gjysmë pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë qëndrime të ndryshme edhe pas ofertës më të fundit të Kurtit të shtunën, për një marrëveshje për presidentin të ri të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, nëse një president i ri nuk zgjidhet brenda një afati kushtetues, deri nesër (28 prill). LVV-ja iu ofroi PDK-së dhe LDK-së kohë deri të dielën t’i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Partia në pushtet theksoi në Facebook se do t’i tërhiqte kandidatët e vet – zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku – nga gara për president, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar. Ajo tha se që të tre kandidatët duhet të jenë “figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”. Megjithatë, kjo ofertë e re është cilësuar si “joserioze” nga këto dy parti.

Detajet Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha për gazetarë para një seance parlamentare se “unë e kam thënë edhe më herët se çështja e presidentit është e mbyllur për PDK-në”. Ai e cilësoi ofertën më të re të LVV-së si “ofertë joserioze”, duke thënë: “Nuk është ofertë. Për ne nuk është ofertë. Çfarë oferte? Aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze për t’u diskutuar përmes rrjeteve sociale, pasi LVV-ja e bëri të ditur ofertën në Facebook. Ai tha se, nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në, duke shtuar se oferta e tij “duket më shumë si manovër politike, sepse Kurti i do 90 vota dhe me LDK-në nuk do t’i ketë 90 vota, lë t’i bëjë me PDK-në”. Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja është e gatshme ta propozojë presidenten e deritanishme, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë, nëse LVV-ja ia garanton 66 votat e saj.

“Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, tha Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 ulëse në Kuvend.

Dështimi i bisedimeve Oferta e LVV-së vjen pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së, të cilët nuk i kishin pranuar propozimet e kryeministrit. Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa në një ofertë të dytë postin e kryeparlamentarit. PDK-së, ai ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit po ashtu. LDK i kishte refuzuar këto oferta dhe e kishte akuzuar Kurtin se synon t’i kontrollojë që të gjitha tri institucionet kryesore në vend. PDK-ja nuk kishte pranuar fare ta shqyrtonte ofertën e Kurtit, duke e quajtur të mbyllur “kontributin tonë” për çështjen e presidentit. Kryeministri e ka përsëritur se oferta e tij e hedhur poshtë ishte “gjeneroze” dhe ka paralajmëruar zgjedhje të njëpasnjëshme, nëse s’ka marrëveshje për president.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet. Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende. Një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Ndërkohë, pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill. Përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime. Në një seancë më 5 mars, partia në pushtet i kishte paraqitur për votim Konjufcën dhe Kollçakun, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.

Më 6 mars, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim. Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria. Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.