☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.16 ▲1.43%
ARI 4,195 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,372 ▲ +0.21% ETH $2,544 ▲ +1.46% XRP $1.3983 ▲ +0.19% SOL $110.9500 ▲ +1.13%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.16 ▲1.43 % ARI 4,195 ▼0.5 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.16 ▲1.43 % ARI 4,195 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova nënshkruan marrëveshje 41 milionë euro me BEI-në dhe KEB-in për shëndetësinë

Qeveria e Kosovës nënshkroi sot marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Investime (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (KEB) për pajisje mjekësore dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, siç njofton KosovaPress.

Vlera e përgjithshme e projektit është 41 milionë euro, me bashkëfinancim të ndarë barabartë mes dy bankave, pra BEI-së dhe KEB-it.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se investimi do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën e pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se modernizimi i infrastrukturës dhe teknologjisë mjekësore është ndër prioritetet e strategjisë sektoriale të shëndetësisë 2025–2030, e cila synon riorganizimin e institucioneve shëndetësore dhe furnizimin e tyre me pajisje mjekësore moderne për një periudhë afatgjatë.

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime, Robert de Groot, tha se kujdesi shëndetësor është një nga mënyrat më të dukshme përmes të cilave investimet publike u shërbejnë njerëzve, duke u mundësuar profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve në mbarë Kosovën qasje në pajisje dhe lehtësira moderne — diagnostikim më të mirë, trajtim më efektiv dhe kujdes të përmirësuar.

Zëvendësguvernatori për Strategjinë e Zhvillimit Social në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Johannes Böhmer, tha se pa shëndet, çdo gjë është asgjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.