Kosova njihet edhe nga Antigua dhe Barbuda
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka zyrtarizuar njohjen nga shteti Antigua dhe Barbuda.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar për këtë njohje duke e konsideruar si të rëndësishme.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo morra njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.