Kosova

Kosova prej 24 vitesh me Kushtetutën e saj si Republikë

Kosova para 24 vitesh, në 7 Shtator 1990, miratoi Kushtetutën e parë si Republikë në një mbledhje në Kaçanik të Kuvendit kosovar, i cili më parë në 2 Korrik po të atij viti me Deklaratën Kushtetuese shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, po megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Këto dy zhvillime u pasuan edhe me ngjarjen tjetër historike, kur Kosova votoi 99,87 për qind për pavarësinë dhe sovranitet në referendumin e shpallur nga Kuvendi i saj dhe të zhvilluar  nga 26 deri më 30 shtator 1991, gjithnjë në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë, kundër të cilit ishtin mesazh i  fuqishëm dhe i qartë për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore kosovare për liri, pavarësi e demokraci.Kosove-Delegatet e Kuvendit

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit, si edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën, ishin edhe  akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, shprehet për ATSH-në kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli.

Derisa flisnim sot në telefon, Ramajli ishte në rrugë për në Shkup, në një nga shtetet që dolën nga federata e dikurshme, ku edhe Kosova ishte njësi konstituive me të drejtë vetoje.

Kosove-Ilaz Ramajli-7prill2008 Foto ATSH“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pa kthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, thekson ish-kryeparlamentari Ramajli.

Sipas vlerësimit të tij, “Kushtetuta e Kaçanikut, për kohën kur është nxjerrë ka qenë një kushtetutë moderne e bazuar në parimet botërisht të pranuara dhe i ka respektuar kërkesat e kohës veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e pushteteve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve”.

Pas shalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008, në një ceremoni shtetërore të organizuar më 7 Prill të atij viti,  kryetari i Kuvendit që miratoi Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, Ilaz Ramajli, si anëtar i Komisionit Kushtetues ka qenë  ndër nënshkruesit edhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht.Kosove-Kacaniku-2008

“Kushtetuta e re e Kosovës është nxjerrë në rrethana të tjera historike dhe ndërkombëtare. Ajo në një pjesë të sajë është e determinuar nga Pakoja e Artisaarit dhe natyrisht përmban disa zgjidhje që janë të veçanta dhe të cilat nuk gjenden në kushtetutat e shteteve në rajon”,  thotë Ramajli.

Kushtetuta e re, e para e Kosovës shtet,  hyri në fuqi në 15 Qershor 2008, pasi u miratua nga Parlamenti kosovar në 9 Prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik. Kjo Kushtetutë, e para 6 viteve, Republikën e Kosovës që në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Kosove-Ilaz Ramajli Foto ATSHDekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës e Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Kosova, e njohur deri sot nga 108 shtete anëtare të OKB-së, në historinë e saj kushtetuese ka pasur Kushtetutën e saj prej vitit 1974, e cila i ka siguruar mëvetësi maksimale organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, si njësi konstituive, ashtu si edhe njësive të tjera të federatës, nga shpërbërja e së cilës janë ndarë shtatë shtete.

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake parlamentare e presidenciale në Kosovë të 24 majit 1992, të clat pasuan Deklaratën Kushtetuese, Kushtetutën e Kaçanikut e Referendumin për Pavarësinë, Ilaz Ramajli ishte edhe ambasadori  i parë i Republikës së Kosovës në Shqipëri – shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë.

“Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë ka qenë me një rëndësi të veçantë në rrafshin diplomatik dhe të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë”, vlerëson ai./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button