☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.06 ▲2.81%
ARI 4,321 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,254 ▼ -2.3% ETH $2,672 ▼ -2.85% XRP $1.4831 ▼ -5.52% SOL $114.0600 ▼ -3.3%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.06 ▲2.81 % ARI 4,321 ▼1.27 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.06 ▲2.81 % ARI 4,321 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Boterori

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova do të nisë mbrëmjen e së enjtes rrugëtimin e saj në Nations League me ndeshjen ndaj Irlandës. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda doli në një konferencë për shtyp dhe paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në formacion në këtë përballje ndërkohë që konfirmoi se do të ketë dy mungesa; ato të Florent Muslijas dhe Elvis Rexhbeçaj.

‘Mund të ketë ndonjë ndryshim pasi Muslija mungon për shkak të një dëmtimi, ashtu sikurse edhe Rexhbeçaj-tha Foda-Kemi 27 lojtarë të grumbulluar dhe në dispozicion. Në futboll ndodh që të ketë dëmtime dhe mungesa.Këto mungesa mund të jenë një mundësi për lojtarët e rinj që duhet ta tregojnë veten dhe t’i dëshmojnë aftësitë e tyre’.

Trajneri gjerman më pas foli edhe për talentin e Bayernit të Mynihut, Erblin Osmani që është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren A të Kosovës me Fodan që ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e 17 vjeçarit në stërvitje

‘Erblin Osmani ka treguar veten shumë mirë në ushtrime dhe ka dëshmuar pse e kemi ftuar në Kombëtare. Ka treguar aftësi të jashtëzakonshme teknike. Për moshën që e ka është shumë i fuqishëm, fizikisht. Në seancat stërvitore është shfaqur shumë mirë-shtoi Foda.

Tani mbetet të shohim nëse Osmanit do t’i jepen minuta në këtë ndeshje nga Foda, me trajnerin që foli edhe për Fisnik Asllanin duke lënë të kuptohet se futbollisti i Hoffenheimit mund të aktivizohet

‘Fisnik Asllani është në formë optimale, është shfaqur shumë mirë në stërvitje. E dimë që në skuadrën e tij ka pasur pak minuta në dispozicion. Por besoj se ai do të dalë në fushë’– tha Foda.

Trajneri gjerman në konferencën e tij për shtyp bëri të ditur gjithashtu edhe emrin e kapitenit të ri të kombëtares së Kosovës pas tërheqjes së Amir Rrahmani

‘Kapiteni i Kosovës do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda-tha Foda-Na presin ndeshje të vështira dhe dihet që në këtë grup është Austria favorite. Ne si përfaqësuese kemi shumë qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B. Pastaj nëse paraqitemi mirë të vazhdojmë dhe të ngrihemi’

Sfida mes Kosovës dhe Irlandës do të luhet në ‘Fadil Vokrri të Prishtinës. Më pas Dardanët që janë në Grupin 3B do të luajnë edhe dy herë me Austrinë dhe Izraelin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.