Kosovë, “Babalja”: Kam frikë të kthehem në Shqipëri!
“Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirën ga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur lirimin e tij. Në një komunikim telefonik me News24, Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri.
Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata nuk e pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest të Babales, pasi për shtetasin në fjalë vijojnë ende procedurat për azil, shpjegoi avokati. Nga ana tjetër, procedurat për ekstradimin e tij vijojnë ende.
Babalja u arrestua dje nga policia e Kosovës në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, vend në të cilin Albert Veliu qëndronte që prej muajit qershor. Veliu pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi sipas tij ai ka denoncuar një rast të trafikut të drogës. Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.
“I kërkuari Albert Veliu deklaron
E kundërshtoj kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër meje për arsye se unë kam kërkuar azil në Kosovë sepse më është rrezikuar jeta në Shqipëri.
I përkrah fjalët e mbrojtësit të tij dhe thekson që nuk ka çtë shtojë më tepër se ç’tha edhe avokati mbrojtës i tij, dhe i premton gjykatës që do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës kur gjykata do ta kërkojnë një gjë të tillë prej tij, njëherazi i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij”, thuhet në procesverbalin e seancës së sotme.
Më tej avokati i tij Tomë gashi jep me detaje situatën në të cilën ndodhet Veliu, që përshkruhet prej tij si një “sandwich”, për shkak se ndodhet në qendër të një lufte politike.
Ndërkaq nga deklarimet e avokatit mësohet se bashkëshortja e Veliut dhe djali tjetër kanë kërkuar azil në Belgjikë.
ma.me