☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,765 ▲2.23%
DOW 47,727 ▲2.45%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,779 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +4.58% ETH $2,213 ▲ +6.51% XRP $1.3543 ▲ +4.2% SOL $83.1900 ▲ +5.57%
S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 % S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Pas 13 vitesh aktivitet, deputetja Donika Kadaj-Bujupi jep dorëheqje nga AAK

Pas 13 vitesh të aktivitet në AAK, anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, njëherësh shefe e Grupit Parlamentar, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti politike. Vendimin për dorëheqje e ka kumtuar vet, deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Në një deklaratë me shkrim, Donika Kadaj Bujupi ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur.

“Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër. Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pa kthyeshëm”, ka deklaruar Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërkaq në sqarimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se vendimi i Donika Kadaj-Bujupi, që të mos jetë më pjesë e AAK-së, është vendim që i përket vetëm asaj dhe arsyeve të saj. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për këtë vendim të Zonjës Kadaj-Bujupi, dhe asaj i shpreh mirënjohje për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj”, thuhet në qëndrimin e AAK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.