Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,842 ▲ +0.94% ETH $2,242 ▲ +1.06% XRP $1.3451 ▲ +0.25% SOL $84.1000 ▲ +0.61%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Arte

Kosove: Prezantohet projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar projektin fitues për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit në Kosovë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku duke e quajtur këtë si projektin më madhor të qeverisë, tha se ky teatër po vjen në një moment shumë të veçante për institucionet e kulturës.

“Sot është një ditë historike për kulturën dhe artin në vendin tonë dhe ndjehem  i nderuar që të shpalos para jush një prej arritjeve kulmore të Qeverisë së Kosovës në vitet e fundit, një kryevepër arkitektonike që e lartëson Prishtinën. Kjo ndërtesë do të jetë shtëpia e të paktën 4 institucioneve me rëndësi të veçantë në ekosistemin kulturor dhe dëshmi e përkushtimit për zhvillimin e kulturës në vendin tonë”, tha Çeku.

Arkitekti, Bjarke Ingels derisa prezantoi projektin në detaje, tha se pjesë e projektit është edhe xhubleta.

Ai tha se nuk është hera e parë që bashkëpunon me shqiptarët.

“Jam shumë i nderuar që më është besuar përgjegjësia që t’i jap formë të ardhmes së artit në Kosovë, jo më pak se artet perfomuese. Në fakt, Kosova dhe shqiptarët e Kosovës janë njerëz që kanë ndikim të madh kulturor në artet përforcuese shumë përtej kufijve. Prishtina edhe ashtu është një qytet që ka një varg objektesh të njohura, por kanë kaluar 50 vite që kur një objekt publik ka kontribuar në pamjen urbane të Prishtinës, e cila ka një trashëgimi të pasur kulturore”, tha arkitekti danez.

Sipas tij, lokacioni i teatrit është një portë hyrëse në Prishtinë, e cila ka afër Pallatin e Rinisë , stadiumin dhe disa ministri.

“Fasada do të jetë e hapur duke paraqitur xhubletën e veshjen kombëtare. Kemi shikuar mënyra të ndryshme dhe bashkë me Pallatin e Rinisë do të krijoj një thirrje të hapur”, shtoi Ingels.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.