☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.71 ▲1.79%
ARI 4,422 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +4.01% ETH $2,166 ▲ +5.67% XRP $1.4291 ▲ +3.8% SOL $91.8200 ▲ +6.71%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosovë, takim i koalicionit paszgjedhor me VV-në për marrëveshje ose jo

Kosovë-takim-i-koalicionit-paszgjedhor-me-VV-në-ARKIV-528x350Liderët e koalicionit të pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit, LDK-së, AAK-së e Nisma-s, si dhe i  subjektit që ka deklaruar mbështetje të kushtëzuar -Vetëvendosjes,  kanë nisur sot një takim ku pritet epilogu se a do kenë apo jo marrëveshje. Ditëve të fundit, në media kanë qarkulluar dy draft-marrëveshje për koalicion në mes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Drafti i parë është propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i dyti është njëri nga draftet e grupit të punës. Në këto dokumente ka pika për të cilat është arritur pajtim, sikurse që ka pika për të cilat nuk pajtohemi”, ka sqaruar VV, duke paralajmëruar se, “marrëveshja e plotë apo jo, do të vendoset në takimin e liderëve”.

Takimi ishte paralajmërur për ditën e djeshme, por është shtyrë për sot me kërkesë të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma.

Këtë javë, në 17 korrik, mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni paszgjedhor synon ta ketë shumicën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, e pastaj edhe për formimin e qeverisë së re, por situata e numrave në Kuvend ende është e paqartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.