Kosova

Kosovës, 50 kritere më shumë se të tjerëve për liberalizim të vizave

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka publikuar analizë, “Procesi i Liberalizimit të Vizave dhe rruga e mëtutjeshme”, në të cilën janë dhënë detajet për rrugën që Kosova ka bërë deri më tani në këtë proces, kriteret fillestare dhe kriteret shtesë të vendosura nga Komisioni Evropian si dhe hapat e mëtejmë që duhet të ndërmarrë Kosova në këtë proces.

Sipas kësaj analizë, nëse krahasohet udhërrëfyesi që i është dorëzuar Kosovës me atë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, shihen dallim të rëndësishme të cilat thuhet se mund t’i kenë vështirësuar Kosovës të realizojë kërkesat e Komisionit Evropian.

Analiza rikujton se Kosovës i janë vënë rreth 50 kritere më shumë sesa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Me rastin e publikimit të kësaj analize është mbajtur edhe një debat, në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Integrimeve evropiane, Ramadan Ilijazi, raporton Koha. Ai ka bërë të ditur se në fillim të qershorit, Qeveria e Kosovës do të dorëzojë raportin për përmbushjen e kritereve në Komisionin Evropian.

Iliazi ka thënë se pret një vlerësim të drejtë nga ana e Komisionit vlerësues të BE-së, duke shtuar se jo të gjitha problemet e Kosovës do të zgjidhen me heqjen e regjimit të vizave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button