☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,434 ▲0.28%
DOW 52,799 ▲1.13%
NASDAQ 24,894 ▼0.15%
NAFTA 79.44 ▼3.84%
ARI 4,027 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,735 ▼ -1.98% ETH $1,909 ▼ -1.78% XRP $1.0596 ▼ -3.17% SOL $73.9200 ▼ -2.54%
S&P 500 7,434 ▲0.28 % DOW 52,799 ▲1.13 % NASDAQ 24,894 ▼0.15 % NAFTA 79.44 ▼3.84 % ARI 4,027 ▼1.22 % S&P 500 7,434 ▲0.28 % DOW 52,799 ▲1.13 % NASDAQ 24,894 ▼0.15 % NAFTA 79.44 ▼3.84 % ARI 4,027 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Politika

KQZ drejt riformatimit, pikëpyetje mbi anëtarin e LSI

KQZ është në prag rifreskimi sepse më shumë se gjysmës së anëtarëve të saj ju përfundon mandati në mes të tetorit. 4 anëtarë, 2 të zgjedhur nga opozita dhe 2 nga mazhoranca mbyllin mandatet e tyre në pritje të vendimeve politike për rikonfirmimin apo zëvendësim.

Mandati i mbaron Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanit, të propozuar nga PD si parti opozitare, ndërsa në fund të mandatit është edhe Bledar Skënderi i zgjedhur nga PS e Gëzim Veleshnja i propozuar nga LSI në vitin 2015, kur kjo parti ishte pjesë e mazhorancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj përmes një letre ka njoftuar për këto vakanca Komisionin e Ligjeve duke i kërkuar të nisë procedurat e zëvendësimit. Partitë janë të përgatitura për debatin që do të zhvillohet në komision, debat nga i cili pritet që Lëvizja Socialiste për Integrim të ngelet pa anëtar në KQZ pas ikjes së Veleshnjës. Burime nga Partia Socialiste i thanë “Report TV” se mandati i Veleshnjës i takon mazhorancës, pasi kur u zgjodh në vitin 2015 si propozim i LSI, partia asokohe e drejtuar nga Ilir Meta ishte në koalicion me PS.

Në këto kushte, burime pranë Partisë Socialiste thanë se do të jetë kjo parti që do të propozojë pasuesin e Veleshnjës, duke e lënë kështu partinë e dytë opozitare pa asnjë përfaqësues në tryezën e vendimeve zgjedhore, pak muaj përpara zgjedhjeve.

Kjo përllogaritje vjen si lexim i Kodit Zgjedhor i cili përcakton se 3 anëtarë i takojnë mazhorancës, dhe tre opozitës. Në kushtet kur PS është e vetme në mazhorancë, asaj i takojnë tre anëtare, ndërsa PD, LSI dhe PR duhet të ndajnë me vullnet politik të brendshëm 3 anëtarët e tyre.

Opozita veç Osmanit e Shtjefnit që ju përfundon mandati, anëtar të tretë ka përfaqësuesin e PR-së. De facto përfaqësues i PR është Klement Zguri, por de juro PR-ja përfaqësohet nga Denar Biba pas rikompozimit të KQZ nga marrëveshja e 17 majit Rama-Basha.

Ndërkohë, LSI nuk mund të shkëmbejë kokë më kokë anëtarin e saj me të PR-së, pasi një anëtari të KQZ mandati nuk mund t’i ndërpritet pa ndonjë shkelje kushtetuese, e vetëm për balanca politike.

Kështu, LSI ngelet në mëshirë të PD për t’i dhënë një përfaqësues në KQZ (mes vakancave të Shtjefnit e Osmanit), vendim i cili kërkon bujari të madhe nga ana e selisë blu. Ky debat mund të rivendosë në pikëpyetje edhe fatin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Ai është de fakto përfaqësues i opozitës që prej marrëveshjes së 17 majit mes Bashës e Ramës, por Kodi Zgjedhor ja jep drejtimin e KQZ-së

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.