☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,075 ▲ +0.03% ETH $2,260 ▲ +0.51% XRP $1.3533 ▼ -0.12% SOL $84.8200 ▲ +0%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: Bujqësia, prioritet kryesor i qeverisë

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ ka bërë sot prezantimin e Raportit të Gjelbër për vitin 2014.

Ky raport thekson se bujqësia është një ndër sektorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo për arsye se rreth 90 për qind e popullsisë posedon tokë kultivuese, ndërsa 35 përqind e popullsisë është e angazhuar në fushën e bujqësisë.

Me ndryshimet në politikat e qeverisë dhe të ministrisë është arritur që prodhimtaria në sektorin e bujqësisë të rritet për 26 për qind.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, me këtë rast tha se ky raport dëshmon se ministria në të cilën ai vepron, ka qasje profesionale në hartimin e politikave programore.

Sipas tij, bujqësia është sektor strategjik për Kosovën, i cili ka potenciale më të mëdha për zhvillimin e vendit.

“Besoj se Raporti i Gjelbër dëshmon edhe më tej qasjen profesionale në të cilën Ministria e Bujqësisë i qaset hartimit të politikave programore, por edhe të implementimit të tyre. Bujqësia është me të vërtetë një sektor strategjik për Kosovën, është sektori që ka potenciale më të mëdha zhvillimore afatshkurtra dhe afatmesme dhe tashmë është një ndër prioritet qendrore të qeverisë dhe programit të qeverisë”, tha ministri Krasniqi.

Kurse, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets u shpreh e kënaqur që 35 përqind e popullsisë në Kosovë janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë.

Edicioni i dytë i këtij raporti është bërë vetëm nga ana e Ministrisë, pa kontributin e donatorëve dhe kjo është inkurajuese për ne. 35 përqind e popullsisë së Kosovës është e angazhuar në fushën e bujqësisë, është shifër e cila vlen të përmendet. Pajtohemi me qeverinë e Kosovës për promovimin e zonave rurale është e rëndësisë jetike. Nuk është për t’u habitur që Gjermania ka përkrahur sektorin e verërave, por po ashtu ka përkrahur sektorin e peshkatarisë, bimëve pyjore”, tha Viets.

Ministria e Bujqësisë njoftoi se në fund të këtij muaji, do të publikohen rezultatet finale të regjistrimit të bujqësisë, e cila është realizuar pas shumë dekadav e në Kosovë . Kjo do të thotë se pas publikimit do të ketë rezultate të sakta të gjendjes së bujqësisë në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.