Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,620 ▼0.07%
DOW 46,152 ▼0.16%
NASDAQ 22,138 ▼0.07%
NAFTA 92.19 ▼3.43%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,501 ▼ -1.18% ETH $2,154 ▼ -1.68% XRP $1.4514 ▼ -0.37% SOL $89.1000 ▼ -0.84%
S&P 500 6,620 ▼0.07 % DOW 46,152 ▼0.16 % NASDAQ 22,138 ▼0.07 % NAFTA 92.19 ▼3.43 % ARI S&P 500 6,620 ▼0.07 % DOW 46,152 ▼0.16 % NASDAQ 22,138 ▼0.07 % NAFTA 92.19 ▼3.43 % ARI
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: Vota kundër drejtësisë selektive dhe gënjeshtrave serbe

sh-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka arsyetuar votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër Gjykatës Speciale, duke thënë se “deputetet që nuk votuan, nuk votuan kundër askujt, votuan për sovranitetin e gjyqësorit të Kosovës, votuan kundër selektimit në drejtësi”
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “të gjithë ata që po thirren në SHBA e BE, janë duke e mbytur demokracinë në Kosovë, janë duke e penguar funksionimin e shtetit të se drejtës dhe janë vënë në shërbim të kapësve të shtetit”.

Lexojeni të plotë postimin e Krasniqt në Facebook:

“VOTA ISHTE KUNDER DREJTËSISË SELEKTIVE DHE GËNJESHTRAVE SERBE

Disa njerëz, që veti i thonë edhe intelektual, duke mos pasur argumente për ti arsyetuar qëndrimet e tyre, e kanë gjetur formën më të lehtë të argumentimit e të arsyetimit: Kuvendi votoi kundër SHBA-së e BE-së?! Kjo nuk është aspak e vërtetë, madje kjo është shpifje ordinere. Edhe argumentet e tjera që ngritin të zhgënjyerit, janë tepër sipërfaqësore e lehtë të lexueshme.

Ku qëndron problemi: se pari, problemi qëndron te arroganca e krerëve te koalicionit, te mashtrimi që ata ua kanë bërë amerikanëve dhe evropianëve; te mënyra sesi ata komunikojnë me oponentët politik, madje edhe brenda partive te tyre politike. Se dyti, te pa autoriteti i zyrtarëve më të lartë te shtetit, të cilët me kohë nuk ua tërhoqën vërejtjen atyre që biseduan se: drejtësia nuk është selektive, se ajo vlen për të gjithë. Gjykatën Speciale për krime të luftës apo vepra të tjera kriminale duhet të organizohet në Kosovë dhe me gjyqtarë edhe vendor, se nuk mund ti internojmë qytetarët tanë, se kështu e bëjmë shkelje të drejtave të njeriut. Por edhe për faktin se GJS po bëhet mbi pretendimet e Dick Martit, e Dick Marti në kontinuitet ka qenë mbrojtës i regjimit gjenocidal te Millosheviqit. Pra pretendimet e ati raporti, janë gënjeshtra serbe dhe nuk është e drejtë që të ngritët një Gjykatë Speciale mbi gënjeshtra. Pastaj, nëse Gjykata do të bëhej për ndjekjen dhe ndriçimin e te gjitha krimeve te pas luftës, kjo do të ishte një çështje tjetër, por atëherë do të duhej të hiqeshin akuzat për UÇK-në. UÇK nuk ka pasur pas 22 qershorit 1999, atëherë kur është demilitarizuar. Çdo veprim pas kësaj date nuk mund t’i vishet asaj. Madje njerëzit e UÇK-së në asnjë kohë nuk i kanë ikur drejtësisë që ka qenë e instaluar në Kosovë dhe jashtë saj.

Pra deputetet që nuk votuan, nuk votuan kundër askujt, votuan për sovranitetin e gjyqësorit të Kosovës, votuan kundër selektimit në drejtësi, votuan mbi bazën e bindjeve të tyre. Në këtë vendim, pa dyshim që ka ndikuar edhe niveli i demokracisë e mënyra e komunikimit që kanë zhvilluar me deputetet në përgjithësi e opozitën në veçanti, si vendoret ashtu edhe ndërkombëtaret.

Ndërsa, të gjithë ata që po thirren në SHBA e BE, janë duke e mbytur demokracinë në Kosovë, janë duke e penguar funksionimin e shtetit të se drejtës dhe janë vërë në shërbim të kapësve të shtetit. Është më se e qartë, as SHBA-të e as BE-ja, opozitën nuk e kanë kundërshtare. Kështu si po bëjnë këta “intelektual” nuk ndihmohet demokracia e as sundimi i rendit e i ligjit. Mediat duhet të jenë oponencë e keqqeverisjes, në stimulim të opozitës e jo në mbështetje të atyre që kanë qeverisur në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve” (sic), ka shkruar Krasniqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.