Ekonomia

Kredia e BB ende pezull; OSHEE gati skenarët për të siguruar energji për gushtin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka gati skemën për të bërë importin e radhës të energjisë për muajin gusht.  Kjo vjen në kushtet kur burime pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) thanë për Monitor se Banka Botërore nuk ka dhënë miratimin e plotë për paratë që janë pjesë e kredisë së Rimëkëmbjes dhe të caktuara për import në raste emergjence.

Të njëjtat burime u shprehën se kjo nuk e përjashton faktin që në ditët në vijim nga ana e Bankës të jepet miratimi i duke bërë që pesha e blerjes së energjisë të bjerë tek gjenerimi dhe jo tek shpërndarja sikurse ka qenë për korrikun.

I pyetur për opsionet që ka OSHEE, administratori i kompanisë Adrian Çela tha se e sigurt është që vendi nuk do të lihet pa energji dhe se aktualisht po shqyrtohen dy skenarë. I pari është që OSHEE të sigurojë e vetme energjinë duke importuar në pik dhe pjesërisht në bandë. Ndërsa KESH të plotësojë vetëm pjesën e mbetur.

Opsioni i dytë është që një pjesë e energjisë të rezervohet dhe nëse KESH arrin të marrë miratimin e plotë nga banka të vijojë i vetëm blerjen.

Të hënën (24 korrik) pritet që të merret edhe vendimi për të hapur procedurat e reja për thirrjen e kompanive që duan të shprehin interes, një praktikë që ndodh gjithmonë lidhur me importet.

Në çdo rast prokurimi do të bëhet duke pasur komunikim të vazhdueshëm mes kompanisë së gjenerimit dhe shpërndarjes në mënyrë që të gjendet një opsion sa më ekonomik.

OSHEE prokuroi për korrikun mbi 22 milionë euro milion euro energji. Treguesit e kompanisë lidhur me të ardhurat dhe uljen e humbjeve kanë qenë pozitive por pavarësisht kësaj ecurie nga ana e kompanisë nuk është përjashtuar mundësia që në rast vështirësie dhe nevoje për import të rishikohet pjesa e investimeve.

Një situatë të tillë e ka mirëkuptuar edhe Enti Rregullator i Energjisë i cili kërkoi që kompanitë të rishikojnë planet në rast se e kanë të nevojshme.

KESH nga ana tjetër ndodhet në një situatë të vështirë. Fierza është në nivelet minimale të saj ndërkohe që prodhimi është në nivele të ulëta.

Ky i fundit kërkoi nga Banka Botërore që të përdorte 22.4 milionë euro për import energjie por pavarësisht se u dha një aprovim nga qeveria Banka nuk ka miratuar ende kërkesën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button