☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,366 ▲ +0.39% ETH $2,300 ▲ +2.38% XRP $1.3625 ▲ +0.23% SOL $85.3800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kredia e BB-së për arsimin, qeveria i kërkon autorizim Presidentes Jahjaga

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e propozuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, që të kërkohet nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, autorizimi për nënshkrimin e një kredie me Bankën Botërore.

Kredia me vlerë 11 milionë dollarë është mundësuar vetëm pasi ekipi i formuar nga Ministria e Financave ka negociuar me Bankën Botërore, duke arritur marrëveshjen për projektin e përmirësimit të arsimit në Kosovë.

“Kredia e Bankës Botërore për këtë projekt ka një vlerë prej 11 milionë dollarësh, me normë interesi 1.25%, me periudhë 5-vjeçare për nisjen e shlyerjes dhe plan kthimi prej 20 vitesh, me këste që do të paguhen dy herë në vit, më 15 prill dhe 15 tetor. Në mënyrë që të vazhdojmë me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, nevojitet marrja e autorizimit nga Presidentja e Kosovës, siç parashikon neni 7, pika 1 e ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Me këtë rast, parashtroj kërkesë që Qeveria e Kosovës t’i rekomandojë Presidentes së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Financave, për ta nënshkruar këtë kredi”, tha Avdullah Hoti, ministër i Financave.

Në mbledhjen e së premtes, kabineti qeveritar ka miratuar unanimisht edhe projektligjin për Mjekësinë Ligjore.

Zv.ministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj tha se, me miratimin e këtij projektligji do të avancohet fusha e Mjekësisë Ligjore, në mënyrë që të shmangen vështirësi dhe mospërputhje të legjislacionit aktual të kësaj fushe.

“Me miratimin e këtij projektligji do të arrihen synimet për avancimin e fushës ligjore në Kosovë, rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit sa i përket autopsive dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore, harmonizimin e dispozitave ligjore të ligjit, si dhe avancimi i Departamentit aktual të Mjekësisë Ligjore në aspektin e shëndetësisë, si organ qendror i administratës shtetërore, që do të funksionojë nën varësi të ministrit të Drejtësisë. Përmes avancimit të fushës së mjekësisë ligjore, përveç se do të harmonizohemi me rekomandimet e Këshillit të Evropës që i dedikohen kësaj fushe, synohet të ndikohet në mënyrë indirekte edhe në efikasitetin e mjekësisë, pasi shërbimet mjeko-ligjore para së gjithash janë në shërbim të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial”, tha Çelaj.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua edhe projektligji për “Statusin dhe të Drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes për heqjen e ndërsjelltë të vizave hyrëse për bartësit e pasaportave diplomatike, shërbimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Kuvajtit, si dhe vendimi për themelimin e Këshillit Kombëtar për ndryshimet klimatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.