Kredia konsumatore u rrit me 12,4%
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në fund të muajit shkurt, kredia konsumatore u rrit me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Portofoli i kredisë konsumatore të dhënë nga sistemi bankar ka vlerën e rreth 39 miliardë lekëve, ose afro 280 milionë eurove. Rritja e kredisë konsumatore po mbështetet nga ulja e ndjeshme e normave të interesit dhe nga fokusimi i bankave te kredia për individë.
Vlerat për kreditë konsumatore janë relativisht të ulëta dhe rrjedhimisht ekspozimi i bankës te klientët individualë është mesatarisht më i vogël. Kjo mundëson një diversifikim dhe shpërndarje të lartë të rrezikut kreditor. Përgjithësisht, këto kredi jepen te klientët pagamarrës në banka, çka mundëson një analizë dhe kontroll të mirë të debitorëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.