Ekonomia

Kredia rritet në maj, më shumë hua për bizneset dhe individët

bbbbbbbKjo është rritja më e fortë mujore në vlerë absolute që prej gati një viti (gushti 2014)…

Pas një katërmujori të dobët, huadhënia për ekonominë ka shënuar një rritje relativisht të fortë në maj, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Stoku i huasë në maj arriti në rreth 560 miliardë lekë, me një zgjerim prej 3.2 miliardë lekësh, apo 0.6% në raport me një muaj më parë. Kjo është rritja më e fortë mujore në vlerë absolute që prej gati një viti (gushti 2014).

Zgjerimi i huadhënies ka ardhur kryesisht nga bizneset, që kanë marrë më shumë kredi, si në lekë ashtu dhe në valutë, referojnë statistikat e Bankës së Shqipërisë. Kredia për këtë sector është rritur me 0.75% me bazë mujore. Me ritme më të ulëta është shtuar dhe huaja për individët.

Megjithatë në krahasim me fundin e vitit 2014, huaja për ekonominë ka shënuar një rënie fare të lehtë, me 77 milionë lekë, për shkak të performancës së dobët në shkurt dhe prill.

Me bazë vjetore, (maj 2015/maj 2014) kredidhënia është rritur me 14 miliardë lekë, apo 2.6%.

Pas një përmirësimi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, huaja për ekonominë u ngadalësua sërish në muajt e parë të këtij viti, teksa bankat u përqendruan sërish në zgjidhjen e kredive me problem, që mbeten të larta në nivelin e afër 23%. Edhe masat e reja të Bankës së Shqipërisë, që forcuar kriteret e kapitalit ndikuan në tërheqjen e bankave në kredidhënie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button