Ekonomia

Kreditë e këqija-Ekspertët: Sistemi bankar likuid, të stimulohet nxitja e kreditimit

Kreditë e këqija zënë rreth 25 për qind të kredive, megjithatë ekspertët e bankave dhe akadamikë të ekonomisë, janë të mendimit se sistemi bankar është likuid dhe i sigurtë, inflacioni është nën kontroll dhe kreditë e këqija nuk rrezikojnë sistemin bankar, por frenojnë rritjen e kredisë.

Blerja e kredive të këqija nga qeveria, mund të ishte një nga rrugët për të pastruar terrenin e ndotur të kredive, pohojnë studiuesit.

Dy vitet e fundit, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërmarrë një sërë masash për të ulur kreditë e këqija. Por efekti i tyre ka qenë minimal. Ardian Civici thotë se, në këto kushte është koha të shqyrtohen politika të tjera më radikale, përfshirë blerjen e kredive me probleme nga Qeveria.

Adrian-Civici-1-552x350“Këto janë politika, ku duke filluar që nga Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera financiare, ndërhyjnë në treg edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, apo institucionet ndërkombëtare, për ta pastruar tregun nga ato që quhen produkte financiare të infektuara, ose negative. Natyrisht ka disa elementë, një nga të cilat është edhe ndërhyrja e shtetit”, tha Civici, ekspert ekonomie.

Sipas tij, Bankat ruajnë rreth 2 miliardë euro depozitash në formën e kursimeve, që duhet gjetur mekanizma të nxitjes së financimit të ekonomisë.

Ndërsa Arjan Kadare, ekspert bankingut, shprehet se “Çështja e kredive me probleme është një çështje që ka vazhduar me vite, ndersa jane mundesite që brenda një kohe relativisht të shkurtër, një pjesë e madhe e kredive të humbura, të pastrohen nga bilanci i bankave dhe kjo do ti jepte një frymëmarrje te re proçesit dhe  do të çlironte standardet e kreditimit që aktualisht për bizneset janë të shtrënguara”.

kadare“Një ulje e rëndësishme e totalit të huave me probleme do të çlironte shumë standardet e kreditimit dhe kjo do shprehet sidomos në uljen e normave të interesit për kredi që i jepen bizneseve dhe përsa i përket totalit të kredisë”, thotë ai.

Sipas Kadaresë një formë tjetër i clirimit të kreditimit do të ishte dhe përdorimi i fondeve të bankave të nivelit të dytë që i mbajnë në formë depozite, pranë bankave mëma.

Banka Qendrore ka ulur vazhdimisht normën bazë të interesit për të nxitur rritjen e kredisë, por kjo polikë lehtësuese nuk e ka rritur në treguesit e pritshmërisë nivelin e kreditimit në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button