Ekonomia

Kreditë me probleme, stabilizohen treguesit

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në fund të muajit mars shkalla e kredive me probleme ishte 22.7%, në nivele të njëjta me fundin e vitit 2014.

Stabilizimi i këtij treguesi sipas Bankës Qendrore po i jep më shumë frymëmarrje bankave, duke ndihmuar në rezultate më të mira financiare.

Statistikat tregojnë se bilanci i shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme në tremujorin e parë të vitit ka qenë pozitiv, çka do të thotë se bankat kanë rikthyer një pjesë të mirë të provigjioneve të vendosura më parë.

Në tremujorin e parë të vitit, ky zë solli rreth 560 milionë lekë të ardhura në rezultatin e sistemit bankarm duke konfirmuar konsolidimin e ketij tregu dhe mirëkapitalizimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button