Kosova

Kredituesit mashtrues të Trepçës

Me një faturë milionëshe ka parashtruar tri kërkesa për pagesë. Kështu ka vepruar një pretendues kreditorë serb për Ndërmarrjen “Trepça”. Vlera e tërësishme pretenduar nga kreditorët për “Trepçën” është vlerësuar të jetë rreth 1.4 miliard euro.

trepqga-kreditorr-700x465-690x388Por, kjo vlerë nuk duket të jetë reale pasi që disa nga pretenduesit kanë aplikuar edhe me fatura të rrejshme.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ylli Kaloshi, ka konfirmuar për Tribuna se ka raste kur një pretendues brenda afatit ligjor ka parashtruar më shumë se një herë të njëjtën kërkesë kreditore.

Sipas kërkesave të parashtruara nga kreditorët qeveria dhe punëtorët dalin të jetë pretenduesit më të mëdhenj kreditorë. “Nga aplikacionet e përgjithshme të pranuara, kërkesat pretenduese të punëtorëve të ndërmarrjes “Trepça” dhe të Qeverisë së Kosovës përbëjnë shumën më të madhe të kërkesave të parashtruara në shumën rreth 1 miliard euro”, ka thënë zëdhënësi Kaloshi.

Ai ka sqaruar se aktualisht kërkesat e parashtruara janë vetëm pretendime, ndërkaq vërtetimi i pretendimeve kalon nëpër proces gjyqësor pas kalkulimit të bërë nga administratori-AKP. “Pra, kërkesat e pretenduesve kreditorë akoma nuk janë shqyrtuar, prandaj është herët të flasim me shifra për kreditorë dhe për obligime, apo borxhe ndaj tyre”, ka thënë Kaloshi.

Në anën tjetër, njohësit e ekonomisë thonë se këto shifra demantojnë arsyetimet e qeverisë se shndërrimi i Trepçës në ndërmarrje publike nuk është bërë me qëllimin se nuk kanë pasur mundësi buxhetore për t’i shqyrtuar kërkesat e kreditorëve.

Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa thotë se problemi kryesor në Trepçë është mos hartimi i një plani konkretë për aktivizimin e kësaj ndërmarrje. “Te Trepça problemi nuk janë aq shumë detyrimet e kreditorëve. Aktivizimi është problem në aspektin e asaj si te menaxhohet me pritjet, ngase aty duhet një infuzion i kapitalit dhe njohurive të cilat nuk gjenden në Kosovë. Prandaj participimi i kapitalit të huaj është domosdoshmëri”, ka thënë Musa

Gjithashtu sipas tij, edhe menaxhimi duhet të transferohet sepse përndryshe Trepça do të mbetët në atë nivel në të cilin është tash. “Këtu problemi kryesor është menaxhimi i presionit të publikut kundër kësaj strategjie. Dhe në fund mos harrojmë se detyrimi më i madh ka të bëjë me pastrimin e ambientit e cila nuk është evidentuar askund”, ka thënë Musa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button