Qeveritare
Krifca: Marrëdhënia ekonomike me Bavarinë hap mundësi të reja për sektorin e bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Shoqatës për Promovimin e Marrëdhënieve Ekonomike dhe Politike ndërmjet Bavarisë dhe Shqipërisë.
Kjo shoqatë kryesohet nga Melanie Huml, ministër Shteti për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, deputete e parlamentit të shtetit bavarez.
Krfica u shpreh se në këtë ceremoni u diskutua për eksperiencën e Bavarisë në reformën e konsolidimit të tokës, blegtorisë, eksporteve dhe certifikimin.
“Besimplotë që kjo marrëdhënie e re ekonomike e tregtare do të hapë mundësi të reja për sektorin e bujqësisë”, u shpreh Krifca në një postim në rrjetet sociale.