☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,564 ▼ -0.93% ETH $2,423 ▼ -0.78% XRP $1.3051 ▼ -2.36% SOL $104.4500 ▼ -1.03%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Arte

Krijimtaria dhe kritika muzikore në “Tryezën e Muzikologjisë”

Krijimet muzikore të studentëve të kompozicionit nga këndvështrimi muzikologjik, në fokus të Seminarit Kritik-Tryeza e Muzikologjisë. Universiteti i Arteve thotë se Seminari Kritik – Tryeza e Muzikologjisë, është jo vetëm një detyrim akademik, por tashmë është zgjeruar në përmasat e një aktiviteti bashkëpunues mes vetë studentëve të muzikologjisë dhe kompozicionit, si edhe pedagogëve respektivë.

Nën drejtimin e Prof. Dr. Zana Shuteriqi Prela, Prof. As. Dr. Holta Sina Kilica, Prof. As. Dr. Edmir Ballgjati, Prof. As. Dr. Manjola Tërshana, si dhe me pjesëmarrjen e pedagogëve Prof. Endri Sina dhe as/lekt. Arjan Brahimi, studentët e muzikologjisë Enxhi Tuci, Sindi Qosja, Anisa Jaupaj, Sara Caca dhe Anxhela Kanina referuan analizat e tyre muzikologjike mbi krijimet e studentëve të kompozicionit Erind Bajo, Fabio Jaupaj, Niko Boçi, Justinian Kissi dhe Rei Kita, krijime të cilat u interpretuan dhe në Koncertin e Studentëve, nga pedagogë dhe studentë të Departamentit të Interpretimit. Sipas UA-së, nga referimet e studentëve të muzikologjisë (bachelor dhe master) u vu re një përgatitje serioze, e cila konsistoi si në analizat konkrete të krijimeve (në koncept, strukturë dhe gjuhë kompozicionale), ashtu edhe në konkludime interesante në lidhje me karakteristikat e veçanta estetiko-artistike të secilit prej tyre.

“Kjo tablo analitike u plotësua edhe më shumë nëpërmjet lojës konkrete në piano të krijimit (miniaturës), interpretuar nga vetë E. Bajo, po kështu edhe përmes audiove të krijimeve të “Temave me Variacione” apo kuarteteve të studentëve të nivelit bachelor F. Jaupaj, N. Boçi, J. Kissi dhe R. Kita, të cilat e ngrohën atmosferën në sallë”, shprehet universiteti. Seminari në sallën “Tonin Harapi” të Universitetit të Arteve u zhvillua më 3 qershor, ku pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe studentët e Dirigjimit dhe Pedagogjisë Muzikore (bachelor dhe master), të cilët kësaj here ishin në rolin e dëgjuesit apo publikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.