☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 86.74 ▼6.07%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,314 ▲ +0.49% ETH $2,179 ▲ +1.03% XRP $1.4220 ▲ +0.3% SOL $92.4700 ▲ +0.73%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.74 ▼6.07 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.74 ▼6.07 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Krijohet grupi i Miqësisë “Friends of Albania” në Parlamentin Europian

Në Bruksel është krijuar grupi i Miqësisë “Friends Of Albania” në Parlamentin Europian, e organizuar nga zv. Presidenti i PE-së, David Sassoli.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se ky grup do të shërbejë si jnë urë miqësie mes PE-së dhe Shqipërisë, duke rritur mbështetjen për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Parlamenti Evropian ka qenë gjithnjë një mbështetës aktiv i përpjekjeve tona, dhe ne besojmë në ndihmën tuaj, që Bashkimi Evropian të vijojë të ketë në fokus rajonin tonë. Ne mbështesim një politikë të zgjerimit të drejtë, bazuar në meritat personale, por gjithashtu ka nevojë për një qasje rajonale të balancuar mbi zgjerimin”, tha Bushati.

Europarlamentarët vlerësuan politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon, angazhimin e Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, duke rikonfirmuar mbështetjen e PE-së për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ata u ndalën në rezultatet pozitive që kjo praktikë ka prodhuar me vendet e tjera që tashmë janë anëtare të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.