Kronika

Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës: FBI i arreston miqtë

Dje mediat turke raportuan arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejtë Stambollit.

Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Prokuroria amerikane ka ngrirë llogaritë bankare dhe ka sekuestruar rezidencat dhe makinat luksoze të të dyshuarve, midis të cilave edhe një Bugatti me një vlerë prej 1.7 milionë dollarë. Mësohet se Prokuroria ka mohuar kërkesën e të pandehurve për lirim me kusht, pasi i frikohet një largimi të mundshëm të tyre drejt Turqisë, ku ata kanë investuar të paktën 130 milionë dollarë në prona të patundshme dhe nëpër biznese të ndryshme.

Në rast se Lev Aslan dhe bashkëpunëtorët e tij shpallen fajtorë ata rrezikojnë të paktën 10 vite burg.

CNA.al pas raportimit të lajmit, duke ju referuar mediave turke po zbardh lidhjet e biznesmenit të arrestuar turk Lev Aslan dhe marrdhëniet e afërta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fakt kohë pas kohe dhe ditë pas dite skandalet e Lulzim Bashës me miqtë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të ndalur, ato vetëm thellohen dhe gjithçka çon tek Ekim Alptekin, që edhe në rastin e Lev Aslan del si partner në biznese.

Një vit më parë për një foto të Lulzim Bashës me presidentin Trump u raportua për pagesa që shkojnë mbi 800 mijë USD përmes një kompanie offshore si Biniatta që Basha asnjëhere si ka sqaruar nga vijnë këto shuma të mëdha parash dhe pse ka paguar firma te ndryshme lobimi në Amerikë përmes një kompanie Offshore. Offshore, para të dyshimta, akuza, por skemat duket se po çojnë FBI dhe gazetarët tek miqtë turq të Lulzim Bashës.

Por le të lemë skandalet e mëparshme dhe të kthehemi tek rasti më i fundit.

Kush është Lev Aslan, njeriu i arrestuar nga FBI-ja dhe si lidhet ai me Ekim Alptekin?

Për ata që nuk e njohin Lev Aslan ose Levon Termendzhyan është një nga biznesmenët e lidhur dhe partnerë në biznes me Ekim Alptekin. Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan, gati një vit më parë.

Alptekin dhe Lev Aslan (arrestuar dje) janë bashkëpunëtorë në bizneset e tyre, për më tepër në rast se do t’i referohemi linkut të medias turke, nëpër rrjeshta gjen edhe kompaninë e dyshuar për të cilën janë bërë hetimet nga FBI-ja dhe kompania është SBK Holding. Por mjaft të dhëna gjen edhe në mediat amerikane.

SBK Holding është anëtare e Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA e cila kryesohet nga Ekim Alptekin, miku i Lulzim Bashës dhe kumbar në familjen e këtij të fundit.

SBK është një nga dy sponsorët platinorë të konferencës së Këshillit në Maj 2017 në hotelin Trump në Washington. Në këtë kohë shfaqet edhe një tjetër personazh Sezgin Baran Korkmaz. Të dy, Alptekin dhe biznesmeni tjetër, Korkmaz mbajtën fjalimet kryesore në konferencë. Në komentet e tij, Korkmaz i ka dhënë kreditet Alptekin, pasi sipas tij, ai e ka  ndihmuar atë të ketë sukses në biznes. “Ku jam unë tani është për shkak të mbështetjes së z. Ekim”, tha ai në turqisht.

SBK Holding ka invesime në sektorë të ndryshëm si financa, mjekësia, miniera, energjia, pasuri të paluajtshme, automobilistikë, teknologji dhe logjistikë, dhe në botë ka rreth 5.000 punonjës.

Selia e SBK Holding është e vendosur në Turqi, Evropë, Rusi, Azinë Juglindore, si dhe ka funksionuar në Shtetet e Bashkuara dhe Belize. (Një pjesë e financimit të fotos Trump-Basha u pagua pikërisht nga Offshoret e Belize)

Sezgin Baran Korkmaz ka punuar me shumë kompani që hasin vështirësi financiare dhe ka specializuar në këtë fushë duke krijuar hapje të ndryshme. Korkmaz, themeloi Fondacionin SBK në vitin 2017. Në të njëjtën kohë në muajin tetor Alptekin i cili u zgjodh Udhëheqësi i ri social nga Shoqëria Turke Amerikane në vitin 2012 ishte në mesin e emrave të përzgjedhur në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme në 2013. Kormaz drejton biznesin e tij në SHBA në një kompani motër të njohur si SBK Holdings USA, kryesuar nga tregtar i naftës ruse Levon Termendzhyan, i cili ka një listë të gjatë të dosjeve penale. Tregtari i naftës ruse Levon Termendzhyan, (arrestuar dje nga FBI) dosja e krimit e të cilit është shumë e gjatë. Ajo që dihet është se ai është i lidhur me një numër  kompanish në SHBA që janë dënuar për krimeve dhe aktualisht janë nën hetim federal, i cili vazhdon ende me gjithë arrestimet e djeshëme  të Lev Aslan ose  Levon Termendzhyan dhe bashkëpunëtorëve të tij, ai  është i njohur për përfshirjen në një numër të tregtimit fiktiv të naftës, që shërbeu si një front për emrin armen.

Duke ju referuar linkut të medias turke ka biznese që Lev i ka shitur apo ka bashkëpunuar me  Sezgin Barah Korkmaz. Kush është ky emër?

Pra në qoftë se do ta shohim me kujdes Lev Aslan, Korkmaz dhe AlbTekin janë partnerë të fuqishëm në biznes. Nga deklarimet e Korkmaz, por edhe arrestimi i Lev, pra nëse do të shohim rrjetin e tyre të biznesit, atë të hetuar nga FBI-ja dhe atë që deklarojnë mediat turke rezulton një partneritet i fuqishëm në biznesin e tyre.Sipas mediave amerikane dhe materialeve që janë bërë publike më parë, Korkmaz është ortak me Ekim Alptekin, miku familjar dhe kumbar në familjen e Bashës. Pra lidhja Lev Aslan, Korkmaz dhe Alptekin është aksi i hetimeve që vazhdojnë nga FBI. Ekim Alptekin edhe Korkmaz janë marrë në pyetje nga drejtesia amerikane dhe ekipi i Prokurorit të Posaçëm, Muller para disa muajsh në lidhje me lobimin për  këshilltarin Michael Flyn.

Ku hyn Lulzim Basha?

Për ata që po mundohen të kuptojnë lidhjen mes Bashës dhe këtyre bizneseve, po sjellim disa detaje.

Së pari Ekim Apltekin është një nga miqtë e ngushtë të Lulzim Bashës.

Më poshtë po sjellim një foto, e cila nuk publikohet për herë të parë ku Ekim Alptekim është duke u martuar dhe “kurorën apo bekimin” ia jep Lulzim Basha.

Shpesh mediat kanë raportuar se Alptekin është mik jo vetëm i ngushtë i Bashës, që ky i fundit e ka pranuar në media, por dhe njeri që ka pagëzuar fëmijët dhe familjarët e tij të afërt. Këto detaje, përtej dijes politike apo publike Lulzim Basha nuk i ka mohuar kurrë, por edhe i ka pranuar. Pra personi që është arrestuar për milionat e dollarëve, pastrim parash edhe shumë afera të tjera në SHBA është njeriu më lidhje biznesi me Ekim Alptekin.

Alptekin është miku i ngushtë i Lulzim Bashës. Cilat janë lidhjet e Lulzim Bashës me Lev Aslan, ato qartësisht kalojnë nga Alptekin, por dyshime të forta ka se këto firma dhe biznese të jenë edhe financuese të Lulzim Bashës që tani duket se vërtet i ka punët pisk me FBI.

Kjo sepse në SHBA FBI-ja po vazhdon hetimet për Alptekim dhe miqtë e Bashës. Ashtu siç thuhet në shkrimin e mësipërm të medias turke, Alptekin është thirrur nga prokurori amerikan, Muller në lidhje me lobimet për Flyn. Por vetë miku i Bashës ka probleme direkte me FBI-në. Nga ana tjetër hetimet mund të zbardhin edhe financimet e dyshimta të Bashës për foton me presidentin Donald Trump ç’ka mund të sjellë një skandal të ri për Lulin dhe rrezikun se mund të jetë subjekt i kërkuar nga FBI, për fshehje apo pastrim parash (miqtë e tij), apo edhe financime të paligjshme për lobime.

Gjithsesi këto detaje që duken disi të vështira për t’u kuptuar tregojnë se miq të Bashës janë në halle të mëdha dhe disa prej tyre janë prangosur në SHBA nga FBI-ja për evazione fiskale. Tashmë duket se gjërat po bëhen edhe më serioze përtej Atlantikut. Atje ku Basha ka pasur miq të fortë, duket se po i kthehen në miq të skandaleve dhe prangave që po i rrezikojnë dhe kokën.(Elvi Fundo– CNA.al)

http://www.haber7.com/dunya/haber/2707028-ozel-jetiyle-turkiyeye-kacarken-fbi-yakalamis?wr=1

https://ahvalnews-com.cdn.ampproject.org/c/s/ahvalnews.com/tr/sorusturma/ahmet-hakan-bu-olay-onlenmezse-ikinci-reza-vakasi-olur?amp

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button