☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,525 ▲0.18%
DOW 52,224 ▲0.43%
NASDAQ 26,437 ▲0.23%
NAFTA 76.63 ▲1.81%
ARI 4,362 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,279 ▼ -0.48% ETH $1,757 ▼ -0.91% XRP $1.2008 ▼ -1.04% SOL $72.5000 ▼ -0.45%
S&P 500 7,525 ▲0.18 % DOW 52,224 ▲0.43 % NASDAQ 26,437 ▲0.23 % NAFTA 76.63 ▲1.81 % ARI 4,362 ▲0.18 % S&P 500 7,525 ▲0.18 % DOW 52,224 ▲0.43 % NASDAQ 26,437 ▲0.23 % NAFTA 76.63 ▲1.81 % ARI 4,362 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kronika

Krimi ka marrë yrysh/ 3 të vdekur, 4 të plagosur në dy ditë

Rendi dhe ngjarjet e rënda kriminale janë ritkhyer sërish në vëmendjen publike. Në dy ditët e fundit kemi 3 të vdekur dhe 4 të plagosur. Deri më tani s’ka ngjarje të zbardhur dhe as persona të arrestuar.

Krismat e kallashit tronditën qytetin e vogël të Rrëshëniet paraditen e së martës. Viktimë mbeti Martin Bardhi (Marku). Të plagosur rëndë, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, të tre të afërm të viktimës. Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë ata mendohet se kanë ardhur nga pjesa e qendrës së qytetit dhe janë ndaluar në rrugën kryesore, në afërsi të komisariatit të policisë. Si gjithmonë në ngjarje të tilla, pak pas krimit u raportuar për gjetjen e makinës së djegur, me të cilën lëvizën autorët. Mjeti u gjet i shkrumbuar në fshatin Gëziq të  Mirditës ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.    

Sot duke u gdhirë e mërkura, një tjetër atentat mafioz ndodhi në Sukth pranë shinave të trenit. Viktimë mbeti Fatjon Dervishi, 38 vjeç. Ai u qëllua me dy plumba teksa po lëvizte me një makinë tip “Audi” bashkë me një person tjetër të identifikuar si E.SH, banor i zonës. Viktima rezulton nën hetim në shtetin e Holandës për trafik të lëndëve narkotike. Deri më tani as kjo ngjarje nuk është zbardhur.

Mbrëmjen e së mërkurës në Dukagjin u raportua për një tjetër ngjarje kriminale. Viktimë e një atentati mbeti shtetasi Zef Guri dhe i plagosur Gjin Guri. Dyshohet se shënjestra ishte Gjin Guri, i cili kishte probleme dhe konflikte të mëparshme. As për këtë ngjarje s’ka të arrestuar deri më tani.

Shkojnë e vijnë Ministra të Brendshëm e drejtues të Policisë së Shtetit, por ndërkohë krimi është po njësoj, vijon larjen e hesapeve pa u shqetësuar duke mbjell terror tek qytetarët e duke rritur pasigurinë. Ndërkohë nga ana tjetër qeveria dhe Ministri i Brendshëm flasin për suksese imagjinare me shifra që i rrumbullakosin sipas dëshirës kur është fjala të kriminaliteti. Faktet janë kokëforta dhe nuk mbulohen dot as me shfaqjet alla “pop star” të Taulant Ballës në publik as me përbetimet e tij për luftë pa kompromis me krimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.