🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.71 ▲0.86%
ARI 4,795 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,226 ▲ +1.81% ETH $2,200 ▲ +0.97% XRP $1.3454 ▲ +0.82% SOL $83.4500 ▲ +1.5%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,795 ▼0.48 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,795 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Krishtlindjet ortodokse-​Pelegrinët serbë priten me protesta në Gjakovë, arrestohet një person

Një grup qytetarësh në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99 –ës.

Sanije Berisha, djali i të cilës është vrarë në luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Sebrenica.

“Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejoj të kalojnë sepse ma kanë vrarë djalin 17 vjeçar”, tha ajo.

Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të njësisë speciale.

Gazetari i KosovaPress i cili gjendet në vendin e ngjarjes raporton se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar një prej protestuesve.

Pas ndërhyrjes policia ka arritur t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës duke i zhvendosur në një distancë më të largët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.