Politika

“Kriza energjitike e pashmangshme”, Rama: Qytetarët nuk do të paguajnë çmim të rritur bilete transporti

Kreu i qeverisë Edi Rama nga Kavaja ku ka dorëzuar çelësat e banesave për 206 shtëpi të rindërtuara është shprehur se përveç pandemisë dhe tërmetit tashmë sfida e të gjithëve është kriza energjitike dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

Sipas tij ato po bëjnë të pamundur që të mbajnë nën kontroll situatën, ku thekson se qytetarët dhe pensionistët që përdorin transportin publik, nuk do të paguajnë biletë me çmim të rritur pasi do të jetë qeveria që do i kompesojë kompanitë.

“Mos harroni se në mes kishim dhe pandeminë, bllokimi i kontierëve, mbyllja e zyrave, dhe pas këtyre na vjen edhe kriza e madhe energjitike shoqëruar me një luftë më Evropë që kujt i shkonte mendja që do të kishim një situatë si në vitet ‘30.

Ka shumë njerëz që lëvizin me autobus nga qyteti në qytet dhe nuk mund të mbajnë barrën e rritjes së biletës ato do të vijojnë të lëvizin, por ne do të kompesojmë biletën e tyre dhe ato nuk do të paguajnë më shumë se nga ajo që ka paguar, do të kompesojmë fermerët që të mos e marrin më shtrenjtë naftën. Ato që lëvizin me vetura dhe me fouristrada kanë më shumë mundësi, por dhe për ato njëlloj fatura e energjisë vjen pa rritje dhe nëse ne heqim taksën e naftës kjo gjë nuk bëhet e mundur. Si mund të themi ne pensionistëve që do të paguani edhe ju, por duhet të ndajmë përgjegjësitë.

Qeveria mban përgjegjësinë dhe barrën e madhe dhe vendos fondin që fatura e energjisë të mos rritet. Energjinë e keni pa çmim të rritur por nuk duhet që ti lini ndezur natën, pasi kështuka ardhur kjo fazë dhe siç kemi kaluar këtë të tërmetit do e kalojmë edhe sot’, ka thënë Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button