☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.14 ▼1.22%
ARI 4,731 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,002 ▲ +2.3% ETH $2,146 ▲ +4.22% XRP $1.3593 ▲ +2.38% SOL $84.4700 ▲ +1.56%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,731 ▲1.11 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,731 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Kriza në Maqedoni, Bildt refuzon të takojë Ivanovin

Carl Bildt, ish-kryeministër dhe ish-shef diplomacie i Suedisë, është zyrtari më i fundit perëndimor që tregon reagimin e Europës ndaj qëndrimit të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov.

“Nuk mund të thuhet se ai e ka refuzuar takimin me mua, – ishte komenti i Bildt. – Por që të jem i sinqertë, nuk kam as interesin më të vogël për t’u takuar me të. Kemi shumë takime të tjera të rëndësishme me lojtarët kryesorë politikë. Nuk jemi këtu për presidentin”, u shpreh diplomati europian, pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Mesazhi i Bildt ishte i ngjashëm me atë të eksponentëve të lartë të bllokut përpara tij: vetëm respektimi i demokracisë, Kushtetutës dhe Europës do ta çojnë Maqedoninë përpara.

I pari me Bildt u takua kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili e ka njohur ish-kryeministrin suedez me planet e shumicës së re për të zhbllokuar punimet e Kuvendit.

“Shumica parlamentare ka marrë përsiper ta zhvillojë këtë proces sipas rregullores, Kushtetutës e ligjeve”, është shprehur ai.

“Shpejt do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe më pas Qeveria e reformave. Ky është vendimi i pjesës dërrmuese të qytetarëve nga zgjedhjet dhe të gjitha institucionet vendase janë të detyruara të sigurojnë transferim të qetë të pushtetit”, deklaroi Zaev.

Carl Bildt është përfaqësuesi i katërt diplomatik që viziton Maqedoninë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.