☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.92 ▲3.72%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,231 ▼ -0.88% ETH $2,182 ▼ -3.44% XRP $1.3346 ▼ -3.51% SOL $82.2300 ▼ -2.99%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.92 ▲3.72 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.92 ▲3.72 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kroaci, shpërndahet parlamenti, zgjedhjet e reja në shtator

Ligjvënësit kroatë votuan sot për të shpërndarë parlamentin, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë së brishtë pesë-mujore javën e kaluar.

Zgjedhjet ka të ngjarë të zhvillohen në fillim të shtatorit, pasi duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 60 ditë pas datës kur shpërndahet parlamenti.

Analistët thonë se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të zgjidhin ngërçin politik që ka penguar Kroacinë të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe të aftë për kryerjen e reformave të nevojshme për të rregulluar financat e brishta publike dhe për të përmirësuar klimën e investimeve.

As konservatorët e partisë HDZ – e cila detyroi votë mosbesimi e javës së kaluar – dhe as partia më e madhe opozitare, Social Demokratët, nuk ka të ngjarë të fitojnë një shumicë absolute.

Si një prej ekonomive më të dobëta të Bashkimit Evropian, Kroacia është duke luftuar për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të reduktuar borxhin publik.

Viti i ardhshëm do të jetë i vështirë për Kroacinë financiarisht ndësa ajo ka për të shlyer pothuajse 4.52 miliardë dollarë të bonove të naturuara dhe të interesit. Për kushte më të favorshme të marrjes së huave Kroacia duhet të paraqesë një plan bindës të reformave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.