Kryebashkiaku kundërshton bashkimin e Patosit me Fierin: Jemi një ndër bashkitë më funksionale në vend
Kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka reaguar ndaj propozimit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier, duke argumentuar se raporti përfundimtar i Komisionit për reformën territoriale nuk mbështet një vendim të tillë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duro thekson se Patosi nuk rezulton një bashki me performancë të dobët, por përkundrazi renditet ndër njësitë vendore me funksionalitetin më të lartë në vend. Sipas tij, Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive (IFB) e rendit Patosin në vendin e 10-të mes 61 bashkive, me 71.7 pikë, rezultat që klasifikohet si nivel i lartë.
Ai nënvizon se ky indeks bazohet në tregues si autonomia fiskale, ngurtësia e buxhetit, mbulimi i funksioneve, eficienca e stafit dhe detyrimet e prapambetura. Gjithashtu, Duro thekson se Patosi ka rezultatin më të mirë funksional në Qarkun Fier dhe renditet 16.3 pikë mbi Bashkinë Fier, me të cilën propozohet të bashkohet.
Sipas kryebashkiakut, nëse reforma territoriale argumentohet me mungesën e kapaciteteve administrative dhe financiare të bashkive të vogla, rasti i Patosit, sipas të dhënave të raportit, dëshmon të kundërtën.
Reagimi i plotë i kryetarit të Bashkisë Patos, Fation Duro:
Patosi nuk është bashki me performancë të dobët
Raporti përfundimtar i Komisionit nuk e paraqet Patosin si një bashki që nuk arrin të kryejë funksionet e veta. Përkundrazi, në treguesit më të rëndësishëm, Patosi renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë.
Patosi është i dhjeti në Shqipëri për funksionalitetin
Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive (IFB) vlerëson elemente të tilla si autonomia fiskale, ngurtësia e buxhetit, mbulimi i funksioneve, eficienca e stafit dhe detyrimet e prapambetura.
Patosi merr 71,7 pikë dhe renditet i dhjeti ndër 61 bashkitë. Raporti e konsideron nivel të lartë çdo rezultat mbi 65 pikë.
Argumenti zyrtar për konsolidimin territorial është:
“Bashkitë e vogla nuk kanë kapacitet administrativ dhe financiar të ushtrojnë funksionet.”
Por në rastin e Patosit, vetë të dhënat e raportit tregojnë të kundërtën.
Të dhënat tregojnë se Patosi ka:
Cili është dështimi konkret funksional i Bashkisë Patos që kërkon heqjen e statusit të saj, kur Indeksi zyrtar i vetë Komisionit e rendit të dhjetën në vend dhe dukshëm mbi Bashkinë Fier me të cilën propozohet të bashkohet?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.