Kryebashkiakut të Londrës i tregohet gishti i mesit
Kryetari i Bashkisë së Londrës nuk mori pritjen që shpresonte teksa mbërriti me biçikletë për të përuruar një pistë të re çiklizmi në kryeqytetin anglez.
Disa të pranishëm lëshuan fjalë fyese në drejtim, kurse një çiklist i tregoi gishtin e mesit ndërsa shkëmbehej me kryebashkiakun.
Xhonson e cilësoi pistën e shpejtësisë së lartë që lidh dy lagje në jug të Londrës si një “gjë e mrekullueshme”.
Rruga e re përgjithësisht u prit mirë nga bashkësia e përdoruesve të biçikletave, por ata kanë pakënaqësi për ritmin e ngadaltë të punimeve. Ndërtimi i saj nisi në prill dhe puna vijoi me etapa, duke shkaktuar probleme në trafik.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.