Kryediplomati kosovar përkujton Nënë terezën
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 35 vjetorin e marrjes së çmimit Nobel për Paqe nga ana e humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më shumë si Nënë Tereza.
Ai, përmes një mesazhi në Facebook, ka lartësuar figurën e Nënë Terezës duke thënë ajo është krenaria jonë kombëtare dhe botërore, si dhe një tregues që edhe një popull i vogël jep figura të mëdha.
“Para 35 vjetësh, Gonxhe Bojaxhiu, humanistja shqiptare me famë botërore e njohur si Nëna Terezë e me rrënjë edhe kosovare, mori Çmimin Nobel për Paqe. Nëna Terezë është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha. Angazhimi i Nënë Terezës është shembull unikat i vënies në shërbim të plotë humanist për njerëzit e pafuqishëm dhe në nevojë, pa dallim race, religjioni dhe kulture”, ka shkruar ish-kryeministri, Thaçi.