Bota

Kryeministri i ri i Italisë prezanton qeverinë e re

Kryeministri i ri italian, Paolo Gentiloni, shpalli sot përbërjen e qeverisë së tij.

Ai nuk ka ndryshuar shumë emra, nga qeveria e Matteo Renzit.

Në qeverinë italiane, ministër i Financave, do të vazhdojë të jetë Pier Carlo Padoan.

Gentiloni, që ishte ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë në ikje të Matteo Renzit, theksoi se zëvendësuesi i tij në krye të diplomacisë italiane do të jetë Angelino Alfano, ministri italian në ikje i Punëve të Brendshme dhe ish-krahu i djathtë i Silvio Berlusconit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button