☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.34 ▼1.27%
ARI 4,666 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,617 ▲ +1.34% ETH $2,150 ▼ -0.4% XRP $1.4508 ▼ -0.4% SOL $89.4300 ▲ +0.02%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.34 ▼1.27 % ARI 4,666 ▲1.31 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.34 ▼1.27 % ARI 4,666 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryeministri italian, Renzi: Shqipëria duhet të jetë në BE

Në një intervistë prej 100 minutash, trasmetuar në Rai 1 gjatë emisionit “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa, kryeministri italian Matteo Renzi ndër të tjera, u ndal edhe tek zgjerimi i BE.

Duke theksuar se Europa përbën një seri vlerash që kërkojnë bashkim e jo përballje burokratësh, ai u shpreh se do i pëlqente që Shqipëria të ishte pjesë anëtare e saj duke përmendur kryeministrin Edi Rama si personin që këmbëngul pa reshtur për këtë.

“Zgjerimi ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im , Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Europës”, ka thënë Renzi.

Sipas Renzit, Europa për momentin po kalon një krizë identiteti çka për të cilën të gjitha vendet anëtare duhet të kontribuojnë për të kundërtën. Duhet ta ndihmojmë Europën të bëjë realitet ëndrrën e saj të madhe Europiane, u shpreh ai. Me tej, kryeministri italian, u ndal edhe tek argumentet e ditëve të fundit dhe kritikat ardhur ndaj tij prej zyrtarëve të lartë të BE, duke u përgjigjur se nuk mund të mbyllë sytë para vështirësive që cënojnë pikërisht këtë mënyrë jetese dhe nivel kulturor që paraqet ky kontinent.

“Unë dua të ketë më shumë Europë. Kërkoj një shërbim civil europian. Nuk jam nga ata që për fëmijët e mi të kërkoj më tepër liri lëvizje nëpër botë që siguron marrëveshja Shengen, por edhe vullnetin e fortë për të besuar në vlerat e përbashkëta. Ndaj, kur ndodhen ngjarjet e Parisit u tha :Shikoni, ne nuk po ju japim fonde vetëm për policinë, shpërblime për forcat e sigurisë, për investime në periferi, por do ju japim ndihma edhe për shkollimin, për muzetë, për kulturën. Sepse kjo është Europa”, shprehet Renzi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.