☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.55 ▲0.3%
ARI 4,863 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,098 ▼ -1.04% ETH $2,320 ▼ -2.96% XRP $1.3603 ▼ -1.51% SOL $83.7400 ▼ -3.46%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.55 ▲0.3 % ARI 4,863 ▲0.26 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.55 ▲0.3 % ARI 4,863 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kryeministri Mustafa i quan spekulime pohimet se ka pasur informatë për Kumanovën

Përmes një komunikate për opinionin, kryeministri i Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me, siç thuhet në të, tendencat për manipulimin e opinionit se gjoja ai ka pasur informata nga AKI lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Kumanovë.

Sigurojmë opinionin se po që se kryeministri i Republikës së Kosovës do të dispononte informata të tilla, jo vetëm që me urgjencë do të kërkohej nga institucionet e sigurisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet parandaluese, por një gjë e tillë do të kërkohej edhe nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë, me qëllim të parandalimit të humbjes së jetës së njerëzve dhe dëmtimit të pronës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës apelon për përmbajtje nga ndërhyrjet në punën e pavarur të organeve të drejtësisë, duke konsideruar se ndërhyrjet e tilla nuk i shërbejnë sundimit të rendit dhe ligjit, për të cilin do të duhej të ishim të përkushtuar të gjithë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës bënë thirrje për një hetim të pavarur, objektiv dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe pasojave të cilat kanë rezultuar me viktima në njerëz dhe dëme të shumta të pronave. Kryeministri i Republikës së Kosovës apelon që për shkak të rrethanave, ky hetim të mbështetet edhe nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.