Kryeministri Rama në Klan Kosova: Shqiptarët fituan luftën, Serbia e humbi
Kryeministri, Edi Rama, jo rrallë është kritikuar për takimet e shpeshta të tij me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai ka shpjeguar në “Zona e Debatit”, Klan Kosova, se përse Shqipëria, dhe shqiptarët në përgjithësi, i kanë të rëndësishme dhe të domosdoshme takimet e ndërsjella me liderët e rajonit, përfshirë atë serb. “Arsyeja pse ne komunikojmë intensivisht me Serbinë dhe në kontekstin e procesit të Berlini, brendapërbrenda rajonit, mes rajonit dhe Bashkimit Europian, është shumë e çarte. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi interes ta bëjmë këtë”, ka thënë Rama. “Është interesi ynë, që na imponon që të jemi të hapur maksimalisht, dialogues dhe sigurisht të prerë aty ku qëndrimet tona janë të prera. Ne jemi një treg jashtëzakonisht i vogël, prandaj kemi nevojë ta transformojmë rajonin në një treg të përbashkët, për të pasur ekonomi, zhvillim dhe paqe të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për t’iu dhënë atyre që vinë pas nesh mundësinë që të jetojnë në një realitet më të mirë”.
Rama: Fola për Kosovën, jo në emër të Kosovës
Shefi i qeverisë shqiptare ka sqaruar se çfarë ka thënë për Kosovën në Beograd dhe prej çfarë pozicioni e ka thënë. Rama ka sqaruar se ai ka folur për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës. “Kur unë shkova në Beograd për herë të parë, shkova si tradhtar, sepse nga të katër anët, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, askush nuk ishte dakord që unë të shkoja pas asaj që ndodhi me ndeshjen e futbollit, pastaj papritmas u ktheva si hero. Por, unë s’jam as tradhtar as hero, unë jam në një detyrë që e bëjë me pasion dhe me gjithë vetëdijen time. Pas vizitës së dytë, unë fola për Kosovën nuk fola në emër të Kosovës dhe nuk besoj se kam thënë diçka që nuk shkon. Por unë nuk merrem me, çfarë u tha, por merrem me kush e tha, pse e tha, çfarë mund të ketë mbrapa?”, ka thënë Rama.
Rama: Shqiptarët fituan luftën, Serbia e humbi
Shqiptarët e kanë fituar luftën dhe Serbia e ka humbur atë. Kështu duhet edhe të sillemi, ka thënë kryeministri Edi Rama në ballafaqim me analistët kosovarë. “Kosova është sot shtet, Serbia ka humbur dhe është e detyruar të bashkëjetojë me këtë fakt monumental të paimagjinueshëm për ta deri dje dhe sot të papranueshëm, por të pashmangshëm që e ka në kufi”, ka pohuar Rama. “Aty ku kishte zonën që mendonte se jetonin ca skllevër të vet, tani është një shtet”.
Rama: Pse fola për Trepçën në Beograd?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kritikuar jo pak nga analistët kosovarë për ato çfarë ka thënë në vizitën e tij në Beograd. Kritika të mëdha ka marrë edhe për faktin se përmendi Trepçën. Por, Rama ka treguar në Zona e Debatit në Klan Kosova përse vendosi ta bëjë temë Trepçën në Forumin në Serbi. “Në mbrëmje përpara se të bëhej takimi shihja gjithë mediat serbe të cilat ishin në anglisht të gjitha shkruanin për Trepçën dhe unë e ngrita, duke thënë besoj gjënë e duhur”, deklaroi Rama, njofton Klan Kosova. “Unë nuk merrem me ligjin, unë merrem me faktin që Serbia konteston një vendim sovran të Kosovës”.
Gazetaret e Kosoves jane plehra shqipetare,jane pasqyra ku populli i Kosoves te shikoje fytyren e tij.