☁️
Tiranë 12°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,709 ▲1.15%
DOW 46,998 ▲0.94%
NASDAQ 22,420 ▲1.42%
NAFTA 94.03 ▼4.74%
ARI 5,005 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,194 ▲ +3.46% ETH $2,337 ▲ +10.84% XRP $1.5356 ▲ +8.31% SOL $94.8600 ▲ +7.1%
S&P 500 6,709 ▲1.15 % DOW 46,998 ▲0.94 % NASDAQ 22,420 ▲1.42 % NAFTA 94.03 ▼4.74 % ARI 5,005 ▼1.12 % S&P 500 6,709 ▲1.15 % DOW 46,998 ▲0.94 % NASDAQ 22,420 ▲1.42 % NAFTA 94.03 ▼4.74 % ARI 5,005 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryeministria, e hapur për publikun. Projekti i ri: Arkiv dixhital e bibliotekë, në hollin protokollar

Kati i parë i Kryeministrisë është përfshirë nga një rikonstruksion total, me qëllimin përfundimtar të jetë i aksesueshëm për publikun. Top Channel ndoqi punimet, që kanë nisur 20 ditë më parë.

E gjithë hapërsira, dritaret e së cilës shohin nga bulevardi kryesor, është konceptuar e ndarë në 3 pjesë multifunksionale për publikun, e hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës, gjatë 7 ditëve të javës. Një aspekt i punimeve është  kthimi në identitet, që do të thotë se projekti ruan gjurmën historike, nga mermeri origjinal, te format e përdorura nga arkitektët italianë.

Falma Fshazi, drejtore e Njësisë të Hulumtimit dhe Komunikimit, shpjegon detajet e projektit, fillimisht me funksionin e hollit protokollar.

“Vihet në shërbim të artistëve shqiptarë, nga Ballkani dhe të huaj, për t’i dhënë publikut një hapësirë më tepër për t’u gjetur me artin, por veçanërisht me artin dhe mendimin kritik. Holli protokollar do ta ruajë edhe funksionin e vetë për të pritur delegacionet. Në kët holl priten kryeministra dhe presidentë, të cilët kalojnë nëpërmjet hollit për të takuar kryeministrin shqiptar, dhe bëhen ceremonitë shtetërore të nivelit më të lartë”, tha Falma Fshazi.

Ndërsa një tjetër hapësirë i është kushtuar arkivit dixhital të Kryeministrisë.

“Arkivi i Kryeministrisë po dixhitalizohet dhe po vihet online. Do të jëtë i hapur për publikun e interesuar, për këdo që do të shohi se çfarë ka arkivi i Kryeministrisë, ku janë dokumente që nga viti 1914. Janë gjithashtu foto të ATSH-së, me qindra e mijëra, të cilat po dixhitalizohen dhe do të jenë të hapura për publikun, gjithashtu në shërbim të studiuesve”, shtoi më tej Fshazi.

Kryëministrisë do t’i shtohet edhe një Bibliotekë.

“Në të gjithë këtë hapësirë, më në fund do të realizohet një projekt shumë i hershëm, por që asnjëherë nuk u bë realitet, që është Biblioteka e Kryeministrisë, e cila është e specializuar në shërbim të nëpunësve civilë, të punonjësve të Kryeministrisë, por edhe e hapur për studiuesit, që do të gjejnë edhe arkivin e Kryeministrisë, edhe libra të dedikuar për politikën publike e BE-në, si dhe një sërë burimesh online, që shumë rrallë dhe shumë pak gjenden në Shqipëri. Ne do të arrijmë t’i ofrojmë këtu si shërbime”, tha Fatma Fshazi.

Zonja Fshazi i tha Top Channel se transformimi bëhet pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit, sepse financohet totalisht nga sponsorë, që përfshijnë institucione ndërkombëtare dhe kompani private.

Hapja e kësaj hapësire për publikun do të shoqërohet me praninë e artistëve shumë të njohur të artit bashkëkohor, të cilët edhe do t’i dhurojnë Shqipërisë vepra të posaçme, por që mbeten surprizë deri në fillim të muajt korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.