Kryeprokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit bisedojnë për sundim të ligjit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, ku u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen Prokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit, gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.
Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorit të Shtetit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e Kosovës.
Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.