Kryeqyteti u thotë “stop” qeseve plastike
Kryeqyteti ka 1 vit kohë për t’u përgatitur, pasi qeset plastike s’do të jenë më pjesë e përditshmërisë së tyre gjatë blerjes së produkteve. Krybashkiaku Erion Veliaj, në përfundim të fushatës ndërgjegjësuese, për zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike, të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara dhe Ambasadën Italiane, deklaroi se në Tiranë, ato nuk do të përdoren më nga Qershori i 2017.
Për Kryetarin e Bashkisë, kjo nismë do të ndikojnë në mirëmbajtjen e mjedisit, e veçanërisht lumenjve, që qeset i kanë ndotësit kryesor.
Koordinatori i Përhershëm i OKB -së në Shqipëri vuri theksin se, prodhimi dhe konsumi i përgjegjshëm është një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, të cilat duhen përmbushur në 15 vitet e ardhshme.