☁️
Tiranë 8°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.39 ▲10.48%
ARI 5,084 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,422 ▼ -0.11% ETH $2,066 ▲ +0.11% XRP $1.3742 ▼ -1.1% SOL $86.5800 ▼ -0.72%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲10.48 % ARI 5,084 ▼1.83 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲10.48 % ARI 5,084 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kryetari i PDK’së i tregon Isa Mustafës se Qeveria ka dështuar edhe në ekonomi

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka vazhduar kritikat në drejtim të Qeverisë së Isa Mustafës. Pas idesë për zgjedhje të reja, Veseli tash ka treguar se Qeveria e Isa Mustafës ka dështuar në fushën e ekonomisë.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka vazhduar të akuzojë Qeverinë e Isa Mustafës për dështime. Kësaj radhe ka përmendur dështimet në ekonomi.

“Ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për riformatim, jo vetëm të numrave qeveritarë, të emrave qeveritarë, por edhe të funksionalitetit të politikave të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë, në fushën e atraktimit të investitorëve të huaj duke pasur parasysh se shumë investitorë potencial po kalojnë anash e nuk po ndalen në Kosovë”, ka deklaruar Veseli përRadio Evropa e Lirë.

Tutje, Veseli ka theksuar se në fushën e politikave ekonomike duhet shumë shpejtë të ketë përmirësim për bizneset vendore, pasi që sipas tij ato nuk e kanë përkrahjen adekuate stimuluese nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se kritikat që janë dhënë nga Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh edhe kryetari i PDK-së janë normale në një vend demokratik. Ai ka hedhur poshtë pohimet për mos qëndrueshmëri të koalicionit.

“Palët në këtë koalicion kanë raporte ekskluzivisht të mira. Pajtohen me zhvillimet nga më të ndryshmet. Ka një program qeveritar. Ka agjendë ku ata pajtohen plotësisht si për Demarkacionin, Asociacionin, qoftë për riformatimin, për çështjen e Trepçës e të tjera, gjë që e bën këtë koalicion të qëndrueshëm”, thotë Abdullahu.

Ndërkohë, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli,  edhe në një intervistë për “Kohën Ditore, për herë të parë ia ka përmendur LDK’së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK’së, Lufti Haziri ka thënë se ideja e Kryetarit të PDK’së për zgjedhje të reja, nuk është e qëlluar dhe as nuk përkrahet nga Partia e Isa Mustafës. Haziri ka thënë se ide të tilla janë deklarata dhe lëvizje interesante të udhëheqjes së PDK’së. Ky zyrtar i LDK’së dyshon se PDK s’ka punuar seriozisht për çështjen e demarkacionit kur po lëshon akuza në këtë kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.