🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,431 ▲1.06%
DOW 50,049 ▲1.39%
NASDAQ 26,243 ▲1.44%
NAFTA 98.18 ▼5.73%
ARI 4,549 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,623 ▲ +0.96% ETH $2,140 ▲ +1.23% XRP $1.3714 ▲ +0.85% SOL $86.1900 ▲ +2.1%
S&P 500 7,431 ▲1.06 % DOW 50,049 ▲1.39 % NASDAQ 26,243 ▲1.44 % NAFTA 98.18 ▼5.73 % ARI 4,549 ▲0.84 % S&P 500 7,431 ▲1.06 % DOW 50,049 ▲1.39 % NASDAQ 26,243 ▲1.44 % NAFTA 98.18 ▼5.73 % ARI 4,549 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kosova

“Aeroportin le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin”, reagon Pacolli

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Aeroportit të Vlorës, duke thënë se është pyetur nga një gazetar nga Shqipëria për situatën aktuale të projektit dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit.

Pacolli ka deklaruar se objektet që, sipas tij, janë ndarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për t’u përfunduar nga MABCO, tashmë janë përfunduar, duke shtuar se punimet finale dhe rregullimi i ambientit përreth janë kryer që nga muaji mars.

Ai theksoi se projekti është financuar ekskluzivisht nga mjetet e tij personale, duke përmendur investime mbi 310 milionë euro dhe garanci financiare të angazhuara, ndërsa shtoi se vetëm punëkryesi ka përfituar dhjetëra milionë euro nga garancionet e MABCO-s.

“Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor”, ka deklaruar Pacolli.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime për punëtorët dhe nënkontraktorët, duke thënë se ata janë paguar dhe se çdo detyrim i mbetur do të shlyhet plotësisht, ndërsa stafin teknik dhe ekspertët e përfshirë në projekt ka thënë se do të përpiqet t’i angazhojë në projekte të tjera jashtë vendit.

Në reagimin e tij, Pacolli ka theksuar se përveç çështjeve financiare, më e rëndë sipas tij është dëmi moral dhe cenimi i dinjitetit të punëtorëve pas ndërhyrjes së policisë, duke shtuar se janë prekur pajisje, materiale dhe sende personale të stafit në kantier.

Ai ka theksuar se çështjet materiale do të zgjidhen përmes rrugëve ligjore, por dëmi ndaj besimit te shteti dhe imazhit për investitorët, sipas tij, është më i vështirë për t’u riparuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.