Ku i marrin paratë talebanët?
Por nga erdhën këto para?
Pjesa më e madhe e tyre vjen nga aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimin e opiumit dhe trafikun e drogës, si dhe përmes rrëmbimit të pengjeve e shkëmbimit të tyre për para. Sipas këtij raporti, vetëm trafiku i drogës u siguroi talebanëve 460 milionë dollarë. Mbledhja e taksave në zonat që ata kontrollonin ishte një burim tjetër i të ardhurave.
Taksat ditore të mbledhura nga një pikë kontrolli mes qyteteve Pul-e Khumri dhe Mazar-e-Sharif vlerësohen të konsidueshme. Talebanët gjithashtu shtuan operacionet në minierat e zonave që kontrollonin, duke fituar 464 milionë dollarë vitin e kaluar. Edhe më shumë para kanë siguruar nga donacionet e mbështetësve të pasur dhe një rrjet fondacionesh bamirëse joqeveritare.
Burime tjera financimi janë qeveritë e huaja.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë prej vitesh se talebanët kanë marrë para, armë dhe trajnime nga Rusia. Analistët thonë se militantët morën para edhe nga Pakistani dhe në një shkallë më të vogël nga Irani. Tani që talebanët kontrollojnë Afganistanin, ata kanë mundësi të mbledhin edhe më shumë para, përmes qasjes në llogaritë e qeverisë dhe taksave federale. Sidoqoftë, ata gjithashtu duhet të përballojnë kostot e drejtimit të një qeverie.
Qeveria afgane shpenzoi 11 miliardë dollarë më 2018.
80 për qind e tyre erdhën nga ndihmat e huaja. Disa donatorë njoftuan se do të ndalojnë dërgimin e ndihmës, të paktën për momentin. Ekonomistët paralajmërojnë se mungesa e dollarëve amerikanë mund të shkaktojë rënie të vlerës së monedhës afgane dhe rritje të inflacionit. Talebanët po përballen gjithashtu me një ekonomi ndryshe nga ajo që udhëhohqën nga viti 1996 deri më 2001. Prodhimi i Brendshëm Bruto në vend pothuajse është pesëfishuar ndërsa ekonomia është urbanizuar.