Ekonomia

Kuadri makro, borxhi publik pritet të bjerë në nivelin e 59.3 % në vitin 2019

Borxhi publik pritet të bjerë në 59.3 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto në 2019, sipas Kuadrit Makroekonomik e Fiskal (KMF) të miratuar pak ditë më parë nga qeveria për periudhën 2017-2019.

Sipas ministrisë së Financave, konsolidimi fiskal do të bëjë të mundur që niveli i borxhit publik ndaj PBB-së të vijojë uljen e programuar që në vitin 2016 edhe për vitet e tjera 2017 – 2019. Borxhi publik pritet që të bjerë në nivelin e 68 për qind e PBB-së për 2017, 63.9 për qind në 2018 dhe më tej në 59.3 për qind në vitin 2019.

Konsolidimi fiskal dhe reduktimi i borxhit publik është thelbësor për uljen e risqeve të ardhura nga borxhi, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike. Ky kuadër fiskal synon një defiçit fiskal prej 1.4 për qind të PBB-së për 2016, nga 2.2 për qind i programuar për vitin 2016, një nivel prej 0.5 për qind të PBB në 2018 dhe për herë të parë gjatë 25 viteve të fundit synon një balancë të përgjithshme fiskale me sufiçit të lehtë prej 0.4 për qind e PBB në vitin 2019.

Kjo masë e targetuar e konsolidimit fiskal është në përputhje me programin aktual të ndihmës nga FMN, sipas shqyrtimit të saj të fundit gjatë nëntorit të vitit 2015, ku u dakortësua të targetohet një përmirësim prej 1 pikë përqindje të PBB-së në terma të balancës primare për çdo vit nga 2017 – 2019.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button