☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Kukan: Shqipëria ka avancuar në axhendën e integrimit në BE

 Eurodeputeti Eduard Kukan ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pas punës përgatitore deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e postuar në rrjetet sociale, Kukan thotë se të dyja vendet kanë avancuar me axhendën e integrimit në BE, duke shprehur besimin se si Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia janë të angazhuara në kryerjen e reformave.

“Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dua të përgëzoj të dyja vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit”, – shprehet Kukan.

“Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave. Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të eci me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit “, – përfundon Kukan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.