Politika
Kulla gjigande që po ngrihet në Tiranë, Berisha: Shpifje e Mero Bazes dhe Carlo Bollinos
August 7, 2023
0 1 minute read
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kullën 58 katëshe që po ndërtohet pas Teatrit të Operas. Berisha ka përdorur në reagim të njëjtat fraza që përdori edhe Shkëlzeni në reagimin e tij.
“Shpifje të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë.
E them këtë sepse gjatë qeverisjes së PD, Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli kombëtar i Territorit asokohe ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-10 kate.
Ata që përpiqen të ma atribuojnë mua, janë shpifarake. E dyta, nëse Rama ka dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të jesh shpifësi i Mero Bazes dhe Carlo Bolinos të bësh shpifje të tilla.
E ftoj Ramën të anulojë leje. Së treti PD del sot me deklaratën e saj ku paraqet çështje të thella ligjore me atë vendim. Pra, nuk mund t’i diktohet agjenda PD. Janë gjëra të mjera, të dështuara. Apo, ‘fajin e ka Saliu’ për kullat!”, tha Berisha.
Mirë Mero Bazen, se ai ia ka zbuluar i pari kullat në qendër të Tiranës muaj më parë, po Carlo Bollinon nuk kuptohet pse e ka përmendur, se ai i shkreti nuk ka shkruajtur asgjë, madje as mediat e tij nuk e kanë përmendur ndërtimin që po bëhet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.