🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.68 ▼0.14%
ARI 4,724 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,214 ▲ +0.49% ETH $2,313 ▲ +0.96% XRP $1.4203 ▲ +2.55% SOL $92.3000 ▲ +4.85%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Ekonomia

Kullat i “qepen” bregdetit, projekte shumëkatëshe në KKTU nga Velipoja, Qerreti, Golemi e Saranda

Lajmet Kryesore Ndërtim dhe Infrastrukturë Nga Vendi

Kullat i “qepen” bregdetit, projekte shumëkatëshe në KKTU nga Velipoja, Qerreti, Golemi e Saranda

Share Share Icon

Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport.

Në mbledhjen e datës 30 mars 2026 bie në sy një kërkesë për shtyje leje ndërtimi të Inceneratorit të Tiranës. Projekti që mbart pas vetes dosje të tëra hetimore, vijon të mbetet ende në fazën e tij të parë pavarësisht qindra milionë eurove që kanë shkuar drejt këtyre projekteve në vend.

Konkretisht vendimi i KKTU specifikon “Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Faza 1”, me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.”.

Ndërkohë në të njëjtën mbledhje bien në sy kërkesa për projekte në bregdet qoftë për fshatra turistikë që në fakt më shumë janë projekte rezidenciale qoftë për ndërtesa shumëkatëshe. Kështu leje janë kërkuar për ndërtime në Palasë, Himarë, Sarandë por nuk mungojnë  as në Shëngjin.

Ajo që bie në sy është që shumëkatëshit po bëhen tahsmë normale për zonën bregdetare. Kërkesat e subjekteve në Shëngjin janë për ndërtime  17 kate  apo dhe 27 kate teksa në zonën e Golemit janë një seri ndërtimesh “24 kate mbi tokë, objekt aparthotel dhe shërbimi 8, 11, 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”. E njëjta situatë është dhe në Vlorë.

Në mbledhjen e datës 17 prill në listë bien në sy disa leje për ndërtime në Tiranë kryesisht me funksion banimi, të cilat nisin nga pak kate e deri në 45 kate ndërkohë nuk mungojnë as kullat si “Hotel 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë”, “Struktura polifunksionale, hotelerie dhe banimi me 18 kate mbi tokë dhe me 1 kat nëntokë me pishina”, me vendodhje në Velipojë.

Po kështu bie në sy leja për një stukturë brand name që do të ndërtohet brenda një prej subjekteve që ka marrë statusin e investimit strategji. Bëhet fjalë për Resort Turistik “Grand Hayatt Palase” me objekt hotelerie, casino dhe shërbime, me 1-7 kate mbi tokë dhe 2-8 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Himarë .

Edhe në Sarandë bie në sy kërkesa për leje  “Kalyx, Hotel me 5 yje me 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Idriz Alidhima”. Në Shëngjin janë edhe dy projekte të tjera si “Lyonesse Tower” me 1,2,3,15,19, 20 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë dhe “Struktura (banim, shërbime, hotel) 1, 7, 8, 9, 14, 15 dhe 20 kate mbi tokë dhe 3 kate pjesërisht nëntokë”, me vendndodhje në Malin e Shëngjinit, Bashkia Lezhë.

Në mbledhjen tjetër të datës 24 prill dhe atë të 29 prill bien në sy kërkesa për leje për ndërtimeë shumëkatëshe në Tiranë por edhe në rajone të tjera si Fushë Krujë teksa kryeson bregdeti siç është objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë.

Rend-Dite-KKTU-30.03.2026

Rend-Dite-KKT_17.04.2026

Rend-Dite-KKTU-24.04.2026

Rend-Dite-KKTU-29.04.2026

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply Cancel reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.