🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,512 ▲ +0.08% ETH $2,014 ▲ +0.44% XRP $1.3411 ▲ +2.27% SOL $82.3300 ▲ +0.39%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Ekonomia

Jepen 517 milionë lekët e para për individët me 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka nisur rimbursimi i 517 milionë e 731 mijë e 642 lekëve për individët përfitues që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025.

Dy ditë më parë Administrata Tatimore njoftoi nisjen e rimbursimit për 34 mijë e 263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.

Sipas njoftimit, procesi i rimbursimit bazohet në të dhënat e DIVA 2025 dhe përfshin individët që, pas deklarimit vjetor të të ardhurave personale, kanë rezultuar se kanë paguar më shumë tatim se detyrimi real. Shumat përkatëse do t’u kthehen qytetarëve në llogaritë bankare të deklaruara prej tyre.

Rimbursimi shihet si një lehtësi fiskale për familjet me fëmijë, duke synuar të mbështesë mirëqenien e tyre dhe të kthejë te qytetarët tatimin e mbipaguar. Administrata Tatimore thekson se përfitimi lidhet me deklarimin korrekt të të ardhurave dhe të fëmijëve në ngarkim.

Procesi synon gjithashtu të nxisë deklarimin e saktë dhe të rrisë efikasitetin e administrimit tatimor, duke e bërë sistemin më transparent dhe më të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve.

Pagesat do të kryhen për individët përfitues në llogaritë bankare të deklaruara, ndërsa qytetarët që kanë plotësuar saktë deklaratën dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar do të përfitojnë kthimin e shumës përkatëse./ Marrë nga Monitor.al

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.