“Kumanova”, Fokus: Ndrecaj dhe Rizaj u burgosën pastaj u vranë
E përjavshmja “Fokus” shkruan se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, fillimisht u arrestuan dhe pastaj u vranë me qëllim që të fshihet skenari për luftën e Kumanovës.
Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga e përjavshmja “Fokus”.
Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.
Por edhe Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti, sipasFokus, i ishin dorëzuar policisë dhe më pas ishin ekzekutuar”.
Familjet pretendojnë se udhëheqësit e grupit të Kumanovës u vranë për të mbuluar skenarin për luftën e Kumanovës, e cili ishte e njohur për politikanët maqedonas dhe të Kosovës. Sipas tyre janë paguar veprime terroriste, për të tërhequr vëmendjen e “bombave”.