☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,604 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,907 ▲ +1.58% ETH $2,075 ▲ +3.62% XRP $1.3544 ▲ +1.42% SOL $84.5200 ▲ +2.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Arte

Kumbaro në Dubrovnik: Ballkani flet me gjuhën e kulturës

foto9Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro mori pjesë në takimin rajonal mes ministrave dhe përfaqësuesve të kulturës së Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi, që u organizua nga datat 25-26 gusht, në qytetin e Dubrovnikut (Kroaci).

Në konferencën për shtyp, pas takimit me homologen kroate, ministrja Kumbaro u shpreh se “sot Ballkani flet vetëm në gjuhën e kulturës”. Sipas saj “kjo është rruga më e sigurt dhe afatgjatë për integrim”. “Në këtë rrugë të gjithë kuptohemi pa përkthim se kemi shumë për të ndarë së bashku: një hapësirë pa kufi: art, kulturë e trashëgimi. Vullnet për të dëgjuar tjetrin më shumë se kurrë, për të marrë e për të dhënë”, tha Kumbaro.

Në takimin dypalësh me ministren e Kroacisë, Andrea Zlatar Violić, u diskutua në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e kulturës dhe trashëgimisë mes dy vendeve. Të dy ministret ranë  dakord në parim për trajnime në fushën e trashëgimisë kulturore, një nismë për të eksploruar mundësitë për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të rregullta drejtuar specialistëve shqiptarë për restaurimin e manuskripteve mes BK dhe Bibliotekës Kombëtare Universitare të Zagrebit.

Gjithashtu u ra dakord për pjesëmarrjen e filmit shqiptar në festivale ndërkombëtare të filmit në Kroaci, bashkëpunime në shfaqje baleti mes TKOB-së dhe Teatrit Kombëtar të Zagrebit, asistencë dhe bashkëpunime në fushën juridike për hartimin e ligjeve të trashëgimisë dhe pronësisë intelektuale, etj.

Pjesë e axhendës së Ministres Kumbaro  ishte edhe takimi me kryetarin e bashkisë së Dubrovnikut, Andro Vlahušić, ku u diskutuan bashkëpunime të ndërsjellta në fushën e kulturës, si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në festivalin e ardhshëm veror të Dubrovnikut, edicionin e 66-të.

Takimi rajonal mes ministrave dhe përfaqësuesve të Kulturës së Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi në qytetin e Dubrovnikut është një hap i mëtejshëm për të zgjeruar marrëdhëniet rajonale në fushën e diplomacisë kulturore dhe për të bashkuar përmes artit hapësirat e përbashkëta në Ballkan e më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, Ministrja Kumbaro  zhvilloi edhe takime të tjera të rëndësishme dhe të vlefshme për forcimin e bashkëpunimeve të ardhshme në fushën e kulturës, si takimi me ministrin e Punëve Civile të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Sredoje Nović, dhe ambasadorin e Malit të Zi në Serbi,  Branislav Mićunović.

Ministrja  Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Orlando” dhe koncertin përmbyllës në Festivalin Veror të Dubrovnikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.